TIRANE - Pagesa e energjisë elektrike tashmë pritet të bëhet online, madje që nga telefoni celular. Kjo është nisma më e re e qeverisë shqiptare, e cila do të realizohet këtë javë.
 
Ka qenë kryeministri Edi Rama i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka theksuar se qeveria është gati për të mundësuar pagesën e energjisë elektrike në mënyrë online, si dhe nga celulari.
 
Kjo nismë e re inovative e qeverisë, siç thekson Rama do të bëjë të mundur shmangien e radhëve të gjata të këtyre 20 viteve të fundit në vendin tonë.
 
“Kete jave gati per te mundesuar pagesen e energjise online, edhe permes celularit, per te shmangur me ne fund radhat pafund te 20 vjeteve:-)” shkruan Rama
 
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)