Pagesa për rrugën e Kombit,Nard
Ndoka:Turqit po ‘pushtojnë’ Mirditën

Pagesa për rrugën e Kombit,Nard<br />Ndoka:Turqit po ‘pushtojnë’ Mirditën
Deputeti Nard Ndoka ka kundërshtuar sot dhënien me koncension të rrugës së Kombit, ku përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë ironizuar këtë koncension, duke thënë se turqit po ‘pushtojnë’ Mirditën.

Në postimin e posaçëm, Ndoka shkruan se shqiptarët për të kaluar në trojet e tyre duhet t’i paguajnë turqve, duke nënkuptuar këtu kompaninë që ka fituar tenderin e koncensionit, 145 lira.

Ai shton se atë që nuk mundën ta bëjnë osmanllinjtë po e bëjnë turqit ‘modern’ të cilët kanë arritur që të pushtojnë ekonomikisht banorët e kësaj zone.

Madje Nard Ndoka shton se, tendencat e ‘pushtimit’ islamik janë evidente në vend, ashtu si rrymat ekstremiste ndërkohë që i bën thirrje qeverisë që të shkundet nga ‘pushimi’ alla Erdogan dhe të mbrojë shtetasit e vet.

Ja statusi i plotë i Nard Ndokës në Facebook
Turqit 'pushtojnë' krahinën e Mirditës me ndihmën e qeverisë shqiptare!
Shqiptarët për të kaluar ne trojet e tyre duhet ti paguajnë turqve haraç 145 lira turke.
Per pesë shekuj me radhë osmanllijtë nuk mundën të hyjnë dhe as të pushtojnë krahinën e trojet e Mirditës.
Mirditorët me qendresën e tyre, me lidhjet e ndihmën e perendimit arriten ti ruajne trojet e tyre nga pushtuesit turq per shekuj më radhe.
Paten dhe ruajten vetëqeverisjen e tyre, nuk e njohen dhe nuk i paguan asnjehere haraç pushtuesve turq, megjithë orvatjet e here pas hershmeve te turqve per të hyrë dhe pushtuar te vetmen krahinë që mundi të rezistojë.
Ky fakt e beri atë krahinë te paprekshme edhe në besimin e tyre të Krishterë, si një vlerë kombëtare.
Atë që osmanllijtë nuk mundën ta bënin me lufte, dhunë e joshje, sot turqit 'modern' me ndihmën e qeverive shqiptare kanë arritur ta 'pushtojnë' ekonomikisht.
Së pari, duke ndërtuar hidrocentral në zemër te Mirditës dhe tani së fundi duke i vendosur 'haraç' 145 lira turke çdo mirëditori që kalon në trojet e veta të pa pushtuara asnjehere nder shekuj, as nga pushtuesit e tjere.
Fijet e 'puçit' të Erdoganit në Shqipëri tashmë duken qartazi dhe haptaz. Tendenca e 'pushtimit' ekonomik dhe ndikimeve te rrymave ekstremiste islamike jane prezent dhe rrezikshem kudo ku ato e konsiderojne anadoll, si në Shqiperi, Kosovë, Maqedoni dhe më gjerë.
Erdogani ka ndërtuar xhami ne trojet shqiptare per 20 vite disa herë më shumë, se kanë ndertuar pushtuesit osmanllije per pesë shekuj sëbashku.
Qeveria shqiptare duhet të shkundet nga pluhri dhe vetëdija kombëtare dhe të mbrojë shtetasit e vet nga tendencat dashakeqase per 'pushtim' alla Erdogan.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv