15 mijë euro për të shkuar në Angli! Gjykata 4 vite burg shoqëruesit, 5 muaj për udhëtarin

15 mijë euro për të shkuar në Angli! Gjykata 4 vite burg shoqëruesit, 5 muaj për udhëtarin

Një skemë e mirëfilltë e trafikimit të klandestinëve është parandaluar nga aeroporti i Rinasit në drejtim të Anglisë, pasi persona që ishin të gatshëm të paguanin një shumë prej 15 mijë euro, depërtonin në pikat e kalimit,duke përdorur dokumente false. I tillë është rasti i Halil Ndreut, i cili do të paguante shumën prej 15 mijë euro tek Vilson Lufi, që kishte marrë përsipër për ta shoqëruar nga Shqipëria në Venecia Itali dhe më pas në drejtim të Londrës.

Por përpjekja e tyre dështoi pasi sapo janë paraqitur në pikën kufitare të Rinasit, Ndreu dhe Vilson Lufi janë arrestuar nga policia. Si pasojë e kësaj tratative të trafikut të klandestinëve gjykata e Tiranës ka dënuar me 4 vite burgim Vilson Lufin dhe me 5 muaj burgim Halil Ndreun. Sipas vendimit të gjykatës Halil Ndreu kishte falsifikuar pasaportën dhe kartat e identitetit duke mbajtur një pasaportë italiane me emrin e Lumni Krasniqi, ndërsa fotoja në pasaportë ishte e Halil Ndreut. Së bashku me kartën e identitetit ai mbante me vete edhe një dokument karte shëndeti italiane me foton e tij dhe emrin Lumni Krasniqi. Ndërsa Vilson Lufi ishte personi që po e shoqëronte dhe ndihmonte Halil Ndreu në përpjekjet e tij, për të kaluar kufirin shtetëror për në shtetin Italian në mënyrë të paligjshme.

Gjatë deklarimeve që ka dhënë Halil Ndreu ai ka theksuar se ishte pikërisht Vilson Lufi, ai që do t’a ndihmonte atë për të kaluar kufirin shtetëror në mënyre të paligjshme për të shkuar në shtetin Anglez, në Londer. Dokumentet false do i sherbenin për të kaluar kufirin shtetëror dhe për udhetimin. Ato ja kishte dhënë Vilson Lufi, kur ishin takuar në aeroportin e Rinasit. Sipas Ndreut Vilson Lufti do t’a shoqeronte atë për në Venecia dhe nga këtu për në Londër-Angli. Për këtë ndihmë që do ti jepte, Vilson Lufi, do të përfitonte shumën prej 15.000 €. Këtë sasi euro do t’a merrte nga Arjan Ndreu kur të arrinte në Londër-Angli.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Thomas Brdaric thotë fjalët e parë pas rikthimit te Vllaznia: Të 'marrim hak' kundër Egnatias, kopjojmë Leverkusenin

Thomas Brdaric thotë fjalët e parë pas rikthimit te Vllaznia: Të 'marrim hak' kundër Egnatias, kopjojmë Leverkusenin