Përfaqësuesit e bizneseve nga Kosova e Shqipëria kanë protestuar sot kundër masave dhe barrierave që Doganat e Kosovës po vendosin ndaj bizneseve të dy shteteve.

Protesta u zhvillua në zonën neutrale mes pikës kufitare Shqipëri-Kosovë, në Vermicë, ku u tha se Dogana e Kosovës po i detyron maunet e tyre të shkojnë në terminalin privat të Prizrenit dhe të paguajnë nga 40 euro për çdo maune e që ajo është thjeshtë një përfitim i tyre.

vermice

Hyzer Gashi, përfaqësues i 300 bizneseve të Kosovës, ka thënë se në këtë protestë ka dalë për ta ngritur zërin që Dogana e Kosovës të heqë barrierat artificiale që i kanë ngritur dhe njëkohësisht ta heqin taksën prej 40 eurove.

vermice

Ata i kanë bërë kërkesë edhe  Qeverisë Shqiptare, për ndërhyrje pasi sipas tyre në vitet e fundit  si pasojë e këtyre barrierave ka patur ulje të konsiderueshme të eksporteve  duke shënuar regres në marrëdhëniet  tregtare Kosovë-Shqipëri.

Gashi tha se janë dhjetra kompani importuese të cilat kanë mijëra punëtorë dhe janë tatim pagues të buxhetit të Kosovës dhe janë pa asnjë ndëshkim ose penalitet.


vermice
Prej disa vitesh Dogana e Kosovës po i detyron importuesit e materialeve të ndërtimit  që të shkojnë në terminalin privat të Prizrenit,  për pagimin e 40 eurove.

Sipas importuesëve kjo lëvizje fizike e mallrave nga Shqipëria në drejtim të Kosovës duhet të bëhet pa ndonjë barrierë, që është artificiale dhe ajo e ashtu quajtura “kontrolli i rriskut” që dogana pretendon mund të bëhet në pikat hyrëse në kufi, pasi mallrat janë lehtësisht të dukshme dhe nuk ka probleme rreth tij.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)