Paguan 6 mijë euro për të shkuar në Angli, përfundojnë vaditës kanabisi në shtëpi bari! Dy shqiptarë dënohen me 2 vjet burg

Paguan 6 mijë euro për të shkuar në Angli, përfundojnë vaditës kanabisi në shtëpi bari! Dy shqiptarë dënohen me 2 vjet burg

Amarild Nezha e Gridi Fatia

Dy shqiptarë janë dënuar me 2 vjet burg dhe do të përballen më pas me dëbimin pasi akuzohen se ishin në krye të një shtëpie bari në Londër nga e cila do të sigurohej një fitim prej 800,000 paund në një vit.

Amarild Nezha dhe Gridi Fatia kishin paguar për të shkuar në Britaninë e Madhe. Fillimisht kishin punuar si bukëpjekës dhe në ndërtim dhe më pas ishin punësuar si 'kopshtarë' nga banda që i kishte sjellë në mënyrë të paligjshme në këtë vend.

Banesa me 10 dhoma në rajonin Berkishire ishte në zonën e Windsor.

Arrestimi I tyre u krye më 3 korrik pas një denoncimi se shtëpia ishte kthyer në një fabrikë kanabisi informon dailymail.

Brenda banesës ku jetonin dy shqiptarët policia zbuloi 276 bimë me vlerë rruge 200,000 paund, por prokurori i çështjes shpjegoi se ndërmarrja kriminale në një vit mund të gjeneronte fitime deri në 800,000 mijë paund.

Avokatja e Nezhës tha se klienti I saj kishin paguar 6 mijë paund për të hyrë ilegalisht  në Britaninë e Madhe.

“Personat I kishin premtuar se atë shumë do i rregullonin qëndrimin dhe punën në një furrë buke, që ishte profesioni i tij më parë në Shqipëri”, shpjegoi zonja Lauchlan.

“Pas dy muajsh u këshillua se duhej të punonte në shtëpinë e barit. Ai nuk luajti asnjë rol në organizimin, thjesht ndoqi udhëzimet se si të ujiten bimët.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni