ELBASAN - Policia e Elbasanit ka arrestuar dy funksionarë të komunës Rrasë në qarkun e Elbasanit me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Rustem Hasko, 54 vjec, banues në fshatin Rrasë-Elbasan, me detyrë Kryetar i Komunës Rrasë dhe Rudin Qypi, 28 vjec, banues në fshatin Hardhi-Elbasan, me detyrë Përgjegjës i finances se komunës Rrasë.
Kryetari i komunës në bashkëpunim me shefin e financës, nga muaji Janar 2013 deri në Janar 2015, i kanë dhënë pagën e plotë magazinierit të komunës shtetasit L.D, me banim në fshatin Rrasë, ndërkohë që nga hetimet dhe verifikimet e kryera ky shetas në këto periudha të ndryshme kohe ka rezultuar jashtë shtetit.
Të dy zyrtarët do ndiqen për akuzën Shpërdorim detyre.
Arrestimi është bërë i mundur nga Sektori per Krimin Ekonomik e Financiar, në Drejtorinë e Përgjithshme të Qarkut Elbasan, me anë të operacionit policor 'PAGESA'.
Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Qarkut Elbasan.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com