DOSJA/ Paguante banketet e LRI- së e faturat e Monikës! SPAK zbulon rolin e Ema Çokut! Pasi Meta e Kryemadhi u pyetën në 2024 firmosi se i kishte dhënë hua nënës së Monikës 200 mijë euro 14 vite më parë

DOSJA/ Paguante banketet e LRI- së e faturat e Monikës! SPAK zbulon rolin e Ema Çokut! Pasi Meta e Kryemadhi u pyetën në 2024 firmosi se i kishte dhënë hua nënës së Monikës 200 mijë euro 14 vite më parë

1729607655_monikakryemadhi.jpg
 

Foto: Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta

Në dosjen e SPAK, që Shqiptarja.com siguron zbulohet dhe roli i Ema Çokut, një ndër bashkëpunëtoret e ngushta të Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës me të cilën kishte dhe lidhje të afërt familjare. Ema Çoku paguante aktivitetet e LRI-së apo aktivitetet e tjera të partisë apo përfaqësuesit e kompanive lobuese amerikane që vizitonin Tiranën. 

Në një rast madje kishte paguar gati 17 mijë euro blerje të Monikës. Ndërkohë që në 22 maj 2024 Ema Çoku ka përpiluar një deklaratë noteriale sipas të cilës në 2010 i ka dhënë dhënë Fatime Kryemadhit, hua shumën 220.000 Euro.

SPAK totë se Ema Çoku, dhe kompania e saj BSK shpk, kanë qenë vazhdimisht debitorë në bankat e nivelit të dytë për shkak të kredive në vlera te mëdha, si dhe të ardhurat e siguruara nga biznesi bazuar në bilancet e deklaruara në organet tatimore kanë qenë minimale.

Shtetasja Ema Çoku është lidhje e afërt familjare me shtetasit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. Kjo shtetase nëpërmjet punonjëses së saj, Vera Bazi, ka paguar në vitin 2013, për aktivitet argëtues të LRI-së, shumën 4.103.605 lekë, ka paguar në vitin 2013 me derdhje cash në bankë për llogari të Hotel Rogner, ka bërë donacione në vlerën 7.000 Euro në vitin 2016 për subjektin LSI, ka përpiluar deklaratë noteriale Nr. 630 Rep. Nr. 234 Kol. datë 06 Shkurt 2019 ku ka deklaruar se gjatë viteve 2011-2019 i ka transferuar shtetases Monika Kryemadhi në llogarinë e saj bankare shumen 16.000 Euro dhe 1.500.000 lekë për blerjet që Monika ka bërë me kartë për llogari të Ema Çokut. Ka përpiluar deklaratë noteriale nr. 1846 Rep, nr. 897 Kol, datë 22 Maj 2024, nëpërmjet të cilës deklaron se në fillim të vitit 2010 i ka dhënë Fatime Kryemadhit, hua shumën 220.000 Euro.

Kompania e saj B.S.K shpk, ka paguar në vitin 2013, shpenzimet e akomodimit në Hotel Rogner për shtatë shtetas të huaj midis të cilëve edhe John Moreira dhe Patrick Faust, shumën 1.142.000 lekë, Vera Bazi, në datën 30 Prill 2013 ka derdhur cash ne llogarinë e Hotel Rogner, shumën 10.000 Euro për shërbimin "ushqim dhe pije, banket i LRI-së". Gjithashtu Vera Bazi në datën 11 Qershor 2014 ka derdhur cash ne bankën Intesa Sanpaolo, shumën 300.000 lekë për shërbimin "event" i organizuar ne datën 10 Qershor 2013 nga LRI" dhe në datën 25 Shtator 2014, ka derdhur cash shumën 363.910 lekë nër shërbimin "event i organizuar ne datën 10 Qershor 2013 nga LRI".

Shtetasja Ema Çoku, dhe kompania e saj BSK shpk, kanë qenë vazhdimisht debitorë në bankat e nivelit të dytë për shkak të kredive në vlera te mëdha, si dhe të ardhurat e siguruara nga biznesi bazuar në bilancet e deklaruara në organet tatimore kanë qenë minimale.

Kjo shtetase nëpermjet nënshkrimit të deklaratës noteriale Nr. 1846 Rep, Nr. 897 Kol, datë 22 Maj 2024, ku deklaron se në fillim të vitit 2010 i ka dhënë Fatime Kryemadhit, hua shumën 220.000 Euro, është përpjekur të ndihmojë Fatime Kryemadhin për të justifikuar shumat e parave që burojnë nga veprimet korruptive te Ilir Metaj dhe Monika Kryemadhi. Në këte mënyrë Ema Çoku ka konsumuar veprën penale të "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", i kryer në bashkëpunim me Fatimen, parashikuar nga neni 287 paragrafi i II-të i Kodit Penal, por e kryer sipas pikës "dh" të paragrafit të parë të këtij neni, nëpërmjet ndihmës së dhënë për të fshehur ose mbuluar natyrën e vërtetë të produkteve të veprës penale.

Po kështu personat nën hetim Ilir Metaj e Monika Kryemadhi, rezulton se duke mos pasur burime të ligjshme për krijimin e pasurive, dhe duke e paraqitur atë si fe krijuar me burime të ligjshme, ndonëse pa i deklaruar të gjitha këto pasuri dhe burimet e tyre, kanë konsumuar në bashkëpunim elementët e figurës së veprës penale të "Refuzimit për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publike, ose i çdo personi i cili ka detyrimin ligjor për deklarim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", i kryer në bashkëpunim me Fatimen, parashikuar nga neni 287 paragrafi i II-të i Kodit Penal, por e kryer sipas pikës "dh" të paragrafit të parë të këtij neni, nëpërmjet ndihmës së dhënë për të fshehur ose mbuluar natyrën e vërtetë të produkteve të veprës penale" thuhet ne dosjen e SPAK që Shqiptarja.com disponon. 

Deklarata e Ema Çokut rezulton të jetë firmosur pasi SPAK kishte marrë në pyetje Ilir Metën dhe Kryemadhin dhe ata ishin në dijeni të provave që kishte prokuroria në dispozicion. 

SPAK thotë se:"deklarata noteriale Nr. 1846 Rep, Nr. 897 Kol, datë 22 Maj 2024, ku ajo deklaron se në fillim të vitit 2010 i ka dhënë Fatime Kryemadhit, hua shumën 220.000 Euro, krijon dyshimin e arsyeshëm se është krijuar me qëllimin që të ndihmojë shtetasen Fatime Kryemadhi për të justifikuar shumat e parave të cilat gjithashtu dyshohet se burojnë nga veprimet korruptive të Ilir Metaj dhe Monika Kryemadhi. Kjo deklaratë rezulton se është nënshkruar pas pyetjes së personave nën hetim Ilir Metaj, Monika Kryemadhi dhe Fatime Kryemadhi, vënies në dijeni të tyre në lidhje me faktet e konstatuara nga organi procedues, duke përfshirë dhe mungesën e të ardhurave të siguruara nga burime të ligjshme, për të përballuar jetesën dhe shpenzimet e luksit"


Lajmi kryesor:

Dosja e SPAK: Nëna e Kryemadhit me vetëm 8316 lekë pension, arkëtoi në bankë 846 mijë euro! Përdori kompaninë e Gentian Sulës për t'i justifikuar lekët cash


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën