TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për herë të parë qëndroi jashtë kafazit të qelqtë gjatë një seance në Apelin e GJKKO-së. Ish-presidenti ka kundërshtuar pezullimin e afateve të paraburgimet. Gjatë seancës, parashtroi edhe kërkesën për të dalë nga kafazi, që u pranua nga gjyqtarja Saida Dollani me vendim të ndërmjetëm. Vendimi vlejti vetëm për këtë seancës, gjatë së cilës Meta qëndroi krah avokatit Bujar Musta. Ndërkohë, seanca u shty pasi mbrojtjes iu la kohë që të tërheqin disa akte nga GJKKO.

Në orën 15:30 do shqyrtohet kërkesa tjetër e Metës për masën e sigurisë në Shkallën e Parë.

Lajm në përditësim.....