Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për ish-presidentin Ilir Meta.
Vendimi u mor këtë të hënë nga gjyqtarja Saida Dollani, pas rikthimit të çështjes për shqyrtim nga Gjykata e Lartë. Ndërkohë, Meta ka paraqitur një tjetër kërkesë në Apelin e GJKKO-së për zëvendësimin e masës së sigurisë me garanci pasurore, kërkesë që më herët ishte rrëzuar nga Gjykata e Posaçme.
Për këtë çështje, gjyqtarja Dollani u tërhoq për të shpallur vendimin në një datë tjetër.
Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024 me kërkesë të SPAK me akuzat për korrupsion pasiv në tre episode, pastrim parash dhe fshehje apo mosdeklarim pasurie. Ndërkohë, dosja penale ndaj tij dhe personave të tjerë të përfshirë ka kaluar për gjykim.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Komente






