SPY GSM (me foto)
Për të përgjuar bisedat që bëhen në makinë apo në një mjedis të caktuar (shtëpi, zyrë, etj.) në treg gjenden mikrospiunë GSM: bëhet fjalë për kapëse të vogla si mikrofonë, të cilat kanë brenda një skedë telefonike. Në praktikë funksionojnë si një telefon çfarëdo: për të dëgjuar atë që ndodh, mjafton të formosh numrin e asaj skede dhe historia mbaroi. Ky sistem përdoret edhe prej policisë në shumë vende. Sistemi i spiunimit GSM mund të përdoret edhe për të dërguar foto dhe video. Duke përdorur rrjetin celular, ky tip përgjimi mund të funksionojë edhe në largësi të madhe.
MIKROSPIUNË TË FSHEHUR
Ka mijëra objekte në treg, që përmbajnë mikrotelekamera apo mikrofonë, të cilat mund të transformojnë edhe sendet e padëmshme shtëpike në instrumente spiunazhi . Tabela llogaritëse, ora, llampa, ambazhurë, syze, kopsa këmishe janë objektet në të cilat mund të gjenden rëndom mikrospiunët. Në përgjithësi, videoja dhe audioja e përgjimit edhe regjistrohet.
SPIUNAZH ELEKRTRONIK
Gjenden me dhjetëra software të disponueshëm në web, të cilët lëjojnë përgjimin edhe në largësi të përmbajtjes së një kompjuteri. Më të zakonshmit quhen Keylogger. Ata instalohen edhe në largësi (mjafton të shkarkohet, për shembull, një video nga një e-mail dhe keylogger që gjendet në atë video mund të hyjë në funksionim pa e vënë re). Software regjistron gjithë veprimet e kryera mbi tastierë; domethënë memorizon tekstet, passëord-et, fotot e shkarkuara, etj. Dhe materiali dërgohet në mënyrë automatike (dhe të fshehtë) në një adresë e-mail të programuar. Natyrisht, ka edhe softëare përgjues edhe më të sofistikuar. Në çdo rast, për t’i zbuluar në kompjuter nevojitet puna e kujdesshme e një eksperti.
/Shqiptarja.com