TIRANE- Njësia hetimore Task-Forcë, pranë prokurorisë së Tiranës pritet që javën e ardhme të njihen me përgjigjen e ekspertëve të ministrisë së Brendshme, për të mësuar nëse dy hardisket të paisjes së SHIU-t “CDMA Interceptor”, janë shkatëruar qëllimisht apo janë djegur nga tensioni elektrik. Kjo përgjigje që do jepet javën e ardhshme nga specialistët e policisë shkencore, pritet të vendosë dhe fatin e kësaj dosje, pasi nëse vërtetohet se hardisket janë të dëmtuar qëllimisht atëherë, do ngrihet akuzë për personat që kanë pasur përgjegjësi për mbrojtjen e kësaj paisje sekrete.
/Shqiptarja.com












