Pajisjet e televizionit të Rezart
Taçit dalin në ankand
Ankandi i parë për shitjet e disa pajisjeve televizive të ish-televizionit ALSAT ka dështuar, duke i detyruar përmbaruesit të ulin çmimin dhe të shpallin një ankand të dytë deri në datën 23 mars.
Ankandi i parë për shitjet e disa pajisjeve televizive të ish-televizionit ALSAT ka dështuar, duke i detyruar përmbaruesit të ulin çmimin dhe të shpallin një ankand të dytë deri në datën 23 mars.
Pajisjet në shitje janë: instalimet teknike specifike me nr. Llogarie 2131+2183, skenografinë me nr. llogarie 21802, studio Skaner – Botërori 2010 me nr. Llogarie 218020 dhe pajisje zyre dhe informatike me nr. llogarie 21820, sipas Marrëveshjes Barrë Siguruese Nr.337 Rep., Nr.171 Kol., datë 17.06.2014.
Ndërsa vlera e tregut të tyre ishte 142 mijë euro dhe çmimi fillestar në ankandin e parë u caktua 113 mijë euro, pas rivlerësimit të ri, në ankandin e dytë çmimi ka zbritur në 79.6 mijë euro, sipas njoftimit nga kompania përmbarimore TDR Group.
Shitja bëhet për llogari të Bankës Veneto, ndaj së cilës ALSAT ka një kredi, ku dorëzanës ka qenë dhe shoqëria e tregtimit të naftës Kuarta. Të dy kompanitë kanë qenë pjesë e grupit tashmë të falimentuar, Taçi Oil.
Alsat (edhe ai pjesë e Taçi Oil Group) u mbyll në qershor 2015. Sipas të dhënave të bilancit të vitit 2013, realizoi një qarkullim vjetor prej 323 milionë lekësh në vitin 2013 (rreth 2.3 milionë euro), me një rënie prej 33% në raport me një vit më parë. Sipas xhiros, Albanian Screen ishte në atë kohë televizioni i katërt më i madh në vend, pas Top Channel, Klan dhe Vizion Plus. Për periudhën 2012-2013, televizioni rezultoi me një humbje prej rreth 30 milionë lekësh, përkatësisht për secilin vit.
Edhe lista e urdhrave të sekuestros mbi Alsat është shumë e gjatë, ku një pjesë të konsiderueshme e zënë individët (kryesisht ish-punonjës), që kërkojnë sigurimet dhe pagat e prapambetura, pasi e kanë fituar këtë të drejtë në gjykatë. (Monitor)
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.7%
-
Jo
51.3%
-
Nuk e di
1.9%
Vota total: 12335
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Diaspora ‘dyndet’ në aplikacion, mbi 4100 aplikime 24 orët e para
12 Janar, 12:47
-
VIDEO/ 'Më bënë dhunues të nënës sime apo skizofren me kartelë”, Rama: Katrani i madh çoi avokatët të bënin paqe ‘se kështu e ka politika’
12 Janar, 12:33
-
Alban Daci: Listat e hapura ose të mbyllura dhe partitë e reja!
12 Janar, 12:27
-
'Babale 2' Rama paralajmeroi padi për kallëzim të rremë! Reagon Bardhi, sulmon SPAK: 7 pyetjet pa përgjigje
12 Janar, 12:21
-
Lojëra fati dhe baste sportive të paligjshme, 2 të arrestuar në Fier
12 Janar, 12:18
-
VIDEOLAJM/ Shpërthim në një pikë karburanti në Jemen, 10 të vdekur, 65 të plagosur
12 Janar, 12:11
-
Asnjë provë për përfshirjen e Olsit në dosjen 'Xibraka'! Rama paralajmeron padi edhe për Bardhin për kallëzim të rremë: Një “Babale 2”
12 Janar, 12:05
-
Vendosi eksploziv në një hotel në Theth, 39-vjeçari: Urdhrin e mora nga burgu
12 Janar, 11:50
-
Rama: TikTok do ia mbyll derën qeveria, por këtij llumi duhet tia mbyllë dyert populli në zgjedhjet e pranverës
12 Janar, 11:33
-
Mesazhi i Ramës: Prej 2013, as leku as krimi nuk kanë vendosur asgjë në Shqipërinë e qeverisur nga PS, vendos vota
12 Janar, 11:30
-
‘Kam vrarë Tonin, dua të paguaj’, kush është shqiptari që qëlloi bashkatdhetarin e tij në Itali (EMRI)
12 Janar, 11:28
-
VIDEOLAJM/ Orikum, peshkaqeni ‘dhelpër’ 3.5 m i gjatë del në breg të detit! Habiten banorët
12 Janar, 11:09