Pak bukë, ujë dhe pak sheqer, është ushqimi i përditshëm për Nikoll Lekën në fshatin Katund i Vjetër në Mirditë.

“Vuajtje më të madhe nuk ka. Asgjë tjetër nuk kam. Kaq është jeta ime”, thotë ai.

I vetmuar dhe i sëmurë, 50-vjeçari nuk punon askund. Atë [pak ushqim për të mbajtur frymën gjallë ia sjellin të afërmit, ose ndonjë banor i fshatit

Kulla e vjetër dy-katëshe është amortizuar plotësisht dhe rrezikon shembjen. Ka vite që Nikolla jeton në errësirë për shkak se kur nuk ka të sigurojë ushqimin, nuk k as të paguajë faturat e energjisë.

 “Që në kohën e demokracisë nuk kam drita. Jam pa televizor, pa drita. Të gjithë janë me internete, unë nuk kam drita. Është vuajtje e mjerim”, thotë Nikolla.

Edhe pse i sëmurë jo pak herë burri ka trokitur  dyerve të pushtetit vendor. Por zgjidhje nuk ka gjetur.

“Jam ankuar në bashkinë e Rubikut, Rrëshenit dhe në prefekturën e Lezhës. Ata nuk më kanë dhënë asnjë rrugë zgjidhje. Unë kërkoj nga ana e shtetit të më ndihmojë”, thotë Nikoll Leka

Vëllai i Nikollës qan. Ai e di që njeriut t tij i duhet jo vetëm ushqim por edhe mjekim. Vetë nuk mundet ti afrojë më tepër se pak bukë. Por Nikolla herë pas here i shkon të porta dhe vajton për gjendjen në të cilën ndodhet 

 “Jam Ndue Leka, vëllai i Nikollës. Nuk e kuptoj si jeton një njeri në gjendej të tillë. Është me të meta mendore. Unë nuk kam mundësi ta vizitoj sepse jam vetë i shtati dhe nuk kam lekë. Nga gjendja nuk mundet që të punojë. Kur mbetet fare pa gjë vjen dhe qan tek unë. Jam i detyruar ti çoj një thes milli. Deri këtu ka shkuar gjendja. Ka nevojë të vizitohet. Nëse është e mundur me i lidh kemp. Në atë gjendje që është atij mund ti bie një pandemi”, tha vëllai i Nikoll Lekës.