Në kuadër të veprimtarisë "Java e Fëmijëve Jetimë", që zhvillohet nën kujdesin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, në bashkëpunim me Institucionin Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, një grup artistësh të njohur vizituan sot ekspozitën e hapur me këtë rast pranë Institucionit të Presidencës.
/Shqiptarja.com
Ardit Gjebrea, Soni Malaj, Venera Lumani dhe Lindi Islami vlerësuan angazhimin e Presidentit Meta për organizimin e veprimtarisë ndërgjegjësuese dhe solidarizimin e përkrahjen e tij për fëmijët pa kujdes prindëror.
Në aktivitetin, ku morën pjesë edhe fëmijët e Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli”, në Tiranë, dhe nxënësit e shkollës së mesme “Sami Frashëri” në Tiranë, artistët e njohur Ardit Gjebrea, Soni Malaj, Venera Lumani dhe Lindi Islami shprehën solidaritet me fëmijët pa kujdes prindëror.
[gallery]24841[/gallery]
d.c./shqiptarja.com

FOTO










