Pak ditë më parë u shfaq krah Berishës, Meta gjen 'ngushëllim' te këshilltari i rremë i Merkel: Edhe ne kemi probleme me Gjonajn
Martin Henze dhe Ilir Meta
TIRANE- Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë mbrëmjen e sotme një postim në twitter të Martin Henzë të prezantuar si këshilltar i kancelares gjermane Anegla Merkel, ndonëse kjo e fundit nuk e njeh fare. Në postimin e tij Henze del në krah të Metës, duke sulmuar ashtu si ai ministen e Drejtësisë Etilda Gjonaj.
Ai thotë se Gjonaj shkel vazhdimisht kushtetutën dhe me me veprimin për emërimin e Arta Vorpsit ndërhyri edhe në pavarësinë e gjyqësorit.
"Si Europianë, kemi një problem në rritje me Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, e cila mban përgjegjësinë politike për shkeljen e përhershme të kushtetutës shqiptare. Një sjellje masive, e dënueshme, antikonstitucionale. Një sjellje e papranueshme.
Është e nevojshme parandalimi i sulmit ndaj drejtësisë dhe një ndaj shtetit shqiptar.
Asaj i mungon kuptimi i sundimit të ligjit; ajo duket se nuk e ka mësuar ligjin kushtetues në universitet
Mosfunksionimi i gjykatave, kaosi antikushtetues në pushtimin e gjykatave, për shkak të destabilizimit absolut të ekonomisë, emigrimi i të rinjve të Shqipërisë krijon një emergjencë shtetërore
Mungesa e respektit, deklaratat fyese nga e ashtuquajtura Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ndaj Presidentit Meta, e cila ndërhyu në pavarësinë gjyqësore, janë probleme të tjera ligjore. Ajo tregon mospërfillje të plotë për rendin juridik dhe shtetëror.
Kjo merr një dimension gjithnjë e më të madh antidemokratik. Kombi shqiptar duhet të reagojë në kuptimin e një demokracie të fortifikuar shqiptare dhe të mbrojë shtetin e saj nga ky shkatërrim. Paratë e taksave evropiane për reformën gjyqësore janë tretur”- shkruan Henze.
Postimet e Martin Henze te shperndara nga presidenti Ilir Meta
Por në të vërtetë CDU jo vetëm që nuk e ka këshilltar Martin Henzen, por mbi të gjitha as nuk e njeh fare. Pak muaj me parë, kur Henze filloi të shëtiste në të gjithë aktivitete e Lulzim Bashës, portali JavaNeës kontaktoi me CDU-në gjermane për të mësuar më tepër rreth këtij personazhi që as Google nuk e njeh. Përgjigja e partisë së Merkelit do të ishte befafusese. Ata u shprehën se Martin Henze është i panjohur për Unionin Kristian Demokrat.
Pak ditë më parë ai u rishfaq në skenën politike shqiptare, por këtë herë në krah të Sali Berishës.
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.2%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3170
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Suel Çela ndikoi tek Ilir Meta për të rikthyer Pajtime Fetahun në gjyqësor
26 Nëntor, 21:16
-
Politikanët shqiptarë që provuan burgun, arrestimin dhe prangat vitet e fundit! Esencë-Report Tv
25 Nëntor, 20:13
-
Meta në burg, ‘mobilizon’ partinë më 6 dhjetor në protestë para SPAK! Letër PL: Të ngrihemi kundër narkodrejtësisë
25 Nëntor, 18:56
-
Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës
24 Nëntor, 12:13
-
Intervista e Dumanit/ Lapardhaja: Dje konfirmoi që SPAK dhe ai janë indiferent ndaj sulmeve politike! Një prokuror që nuk ka marrë asnjë dhuratë, fat për shoqërinë shqiptare
23 Nëntor, 17:35
-
Altin Dumani: Indiferent ndaj sulmeve të politikanëve, SPAK s'mban grafikë ndaj kujt ushtron ndjekje penale! Rëndësi kanë provat, jo emri! Në Sky gjetëm lidhjet e krimit me politikanë e zyrtarë
22 Nëntor, 21:22
-
Nga Ylli Pata: Cilat janë pasojat politike të çështjeve penale ndaj Berishës dhe Metës?!
20 Nëntor, 20:53
-
Sekuestrimi i vilave të Kryemadhit/ Juristi Romeo Kara: Të shkulet me rrënjë kjo e keqe! Pa lënë pas dore partitë e tjera! Janë miliarda euro, t'i kthehen popullit
20 Nëntor, 18:08
-
Spahiu: Meta dhe Monika duhet ishin larguar vetë nga politika në 21 Janar pas videos me Dritan Priftin
20 Nëntor, 17:56
-
Apeli i GJKKO-së s'e nxorri nga burgu, i sekuestruan vilat, Meta udhëzon nga qelia Partinë e Lirisë: Nisni protesta periodike kundër SPAK
20 Nëntor, 17:44
-
GJKKO sekuestron 2 vilat e Monika Kryemadhit dhe të ëmës tek rezidenca VIP e 'Kodrës së Diellit' në Tiranë! Pjesë e hetimit për lobimin në SHBA e dosjen CEZ-DIA
20 Nëntor, 15:10
-
Afera CEZ- DIA e lobimi në SHBA, Apeli i GJKKO-së lë në burg Ilir Metën, s'ndryshon masën as për Kryemadhin! Monika: SPAK, 34 fashikuj me falsifikime, heq dorë nga politika! Me Ilirin s'ka më kthim pas
19 Nëntor, 16:34
Sa kallepe flori te mori henzi o president i krrabes?
PërgjigjuO konjak metilik sa je ti këshilltari malokut kriminel salhe aq është dhe ky kok badolja Gjerman këshilltar i Merklit. O çe ka gjet Shqiprin na mbytën mashtrusit mir mashtrusit tan po tani po na mysin dhe mashtrusit e Botës me mar ndonjë dor para te vëndi më i varfër i Botës. Pty rac muti politikan muti kaka.
PërgjigjuPo Edi Rama pse nuk e sqaron ktë pun kollai fare. Gjermania është Shtet numur 1. Pse nuk mer konfirmimin e Gjermanis që ky fundërrina Gjermane është mashtrus e kshu ju lë dopjo 6 në dor kriminelve si maloku salhe krimineli hajdut shal ngjitmi lyl e super bajga ilir. Po dhe Edi Rama bën lojën e ktyre e luajn hapa dollapa kush është mbrapa populli. S'ka problem popullit ja rrasim e ja plasim se popull debil është ai e e man mren se ka pr9blem. Mir ja bëjn këti k9dosh populli popull laskar.
PërgjigjuRama dhe SHISH e din shumë mirë se kush është ky mashtrues, permes tij likja dhe sala do bien në kurthën e SPAK-t !
Henze ,eshte keshilltar i - partise - se zonjes Merkel .Po keni din e iman ,mos e merrni ne qafe ,z Henze ,duke e pushuar nga puna .Vertet, ju i keni te gjitha ne dore, ,mos ju thente mendia, se hiqni edhe z Trump nga puna .Fal zotit ju jeni zemer mir ,pa mund te na beni kerrdine , sa te thuash pese .Citoj : RRuget te shtruara me ferra ,RReth tyre shihen ,Varre te shpelara me lot ,DHe te - marret - qe zgerdhihen .Faleminderit .
PërgjigjuMeta perpiqet qe te. Perhap edhe coronavirus ne mes te shqiptarve e pastaj te akizoj qeverine
PërgjigjuMeta eshte nje cope debili... Ne Kulturen dhe intelektin e tij te ulet nuk ja kalon dot as edhe nie dervishi teqeje... Mgjths e ke kthyer presidencen ne formatin e nje teqeje (shihni karriget jeshile etj) dhe po ben jeten e nie asketi teqeje ...i izoluar nje izoluar ne injorancen dhe krimet e tij...
PërgjigjuMartin Henze është një ”biznismen” Gjermani-amerikan që bën pastrimin e parave të PD-s. Sales me shkelzenin dhe të Ilirit me moniken, më besoni kjo është e vertet! Duhet të denoncohet në Spak ky kriminel së bashku me kriminelët e lartpermendur...!!!
PërgjigjuPo ka mundësi që të kontaktohet Gjermania për këtë person, dhe qështja perfundon shumë shpejt!
Përgjigju