Pak ditë para bisedimeve për dialogun Kosovë-Serbi, provokon sërish Vuçiç: Me Kurtin s’ke çka bisedon, flet vetëm për Millosheviçin e Adem Demaçin

Pak ditë para bisedimeve për dialogun Kosovë-Serbi, provokon sërish Vuçiç: Me Kurtin s’ke çka bisedon, flet vetëm për Millosheviçin e Adem Demaçin

Kurti dhe Vuçiç, bisedimet në Bruksel. Foto arkiv

Pak ditë para dialogut Kosovë-Serbi me negocim të BE, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka provokuar sërish, duke u shprehur se me kryeministrin Kurti nuk ka çfarë bisedohet. .

Sipas tij, Kurti nuk do që të përfshihet në temat e asociacionit, por vetëm për vuajtjet e Kosovës nga ish lideri jugosllav, Millosheviç. Këto sipas Vuçiç janë 'truket' e tij.

“Menjëherë fillon të flasë për Sllobodan Millosheviqin, Adem Demaqin dhe “vuajtjet e tij”. Unë do të flas për Asociacionin, por edhe me përfaqësuesit evropianë për të formuar Asociacionin. Jam i vetëdijshëm për truket e tij. Ata nuk mund të më befasojnë”, tha Vuçiç, shkruan pink.rs.

Kujtojmë se ditën e hënë, në Bruksel Vuçiç dhe Kurti do të zhvillojnë bisedime për dialogun mes dy vendeve. Vetëm një javë më parë, pati një zbardhje të pikave të marrëveshjes për bashkëpunim mes dy vendeve. Në të nuk përflitet njohja reciproke.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Trafikonin drogë në Gjermani, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim 4 persona, për një vit transportuan marijuanë në vlerë 3.37 mln euro

Trafikonin drogë në Gjermani, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim 4 persona, për një vit transportuan marijuanë në vlerë 3.37 mln euro