Jonida Maliqi ndodhet tashmë në Izrael pasi në vetëm pak ditë ajo do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin e ‘Eurovision 2019’, me këngën fituese të festivalit të ‘RTSH’, ‘Ktheju tokës’.
Pas udhëtimeve në vende të ndryshme për promovimin e këngës, Jonida ka ndarë së fundmi në ‘Instagram-in’ e saj pamjet e para nga Jerusalemi. Ajo ka publikuar disa video në disa nga vendet më të bukura të qytetit, ku duket se muzika e ka shoqëruar kudo.
Në videot e publikuara dallohen disa nga ndërtesat më me vlerë në vend.
Me ate tatuazh e paske menderosur fare
Përgjigju