KOSOVË- Enver Hoxhaj ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Demokrtike të Kosovës. Vendimi i Hoxhaj vjen pak ditë përpara mbatjes së zgjedhjeve për kryetarin e ri të partisë.

Hoxhaj pohoi se do të pushojë funksionin edhe Kryesia e Partisë, përveç grupit të punës që do merret me organizimin e zgjedhjeve.

“Nga ky moment ne i pushojmë funksionet tona partiake deri në mbajtjen e Konventës, dhe i vetmi organ që do të jetë funksional është grupi punues i cili do të merret me organizimin e Konventes. Dorëheqja ime dhe e kryesisë është akt demokratik statutor dhe përçon shembullin e mirë të një partie serioze, e cila do të dal më e fortë pas zgjedhjeve të 3 korrikut”.”, -u shpreh Hoxhaj gjatë konferencës për mediat.

Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë zgjedhjet për kryetarin e ri me datë 3 korrik. PDK që nga nëntori i vitit të kaluar drejtohet  nga Enver Hoxhaj, i cili ushtron detyrën e kryetarit pas dorëheqjes së Kadri Veselit.