KOSOVË- Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës do të mbajë Konventën për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë. Kryesia ka bërë me dije se zgjedhja e kryetarit do të mabahet më 3 korrik të këtij viti.
Sipas mediave kosovare vendimit për zgjedhjen e kryetarit i ka paraprirë një debat i gjatë në të gjitha nivelet e partisë që ka filluar pas përfundimit të zgjedhjeve të 14 shkurtit.
PDK që nga fillimi i nëntorit të vitit të kaluar drejtohet nga Enver Hoxhaj, i cili ushtron detyrën e kryetarit pas dorëheqjes së Kadri Veselit. Ai ka dhënë dorëheqje nga ky post pas konfirmimit të akuzës nga Gjykata Speciale.