Pakënaqësi për shpërblimet e FSHF?
Mjeku i kombëtares jep dorëheqjen

Pakënaqësi për shpërblimet e FSHF?<br />Mjeku i kombëtares jep dorëheqjen
Në pritje të zgjedhjes së disa lojtarëve mes Shqipërisë dhe Kosovës, pasi u pranua nga FIFA dhe nga UEFA, kombëtarja ka pësuar humbjen e parë. Mjeku Arben Çeliku është largua nga stafi mjekësor kuqezi. Në një letër ku paraqet dorëheqjen e tij, Çeliku sqaron se ky vendim vjen për arsye personale.
 
Largimi i Çelikut vjen vetëm disa javë përpara rikthimit të Kombëtares Kuqezi në datën 5 Shtator, pasi Shqipëria nis fushatën eliminatore të Botërorit 2018 kundër Maqedonisë në “Loro Boriçi” të Shkodrës.
 
Por pas dorëheqjes së doktorit sipas Telesport nuk fshihen arsyet personale, por çështja e shpërblimit pas kualifikimit të Shqipërisë në Euro 2016.
 
Mjeku Arben Çeliku sipas Telesport u largua pas pakënaqësive në mënyrën e ndarjes së shpërblimeve të kualifikimit, teksa puna e stafit mjekësor nuk është vlerësuar ashtu si duhet sipas tij.
Stafi mjekësor i kombëtares shqiptare përbëhej nga Arben Çeliku, Filippo Iori (osteopat), Ylli Mihali (fizioterapist) dhe Alban Merepeza (kiropraktor).




d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Igli Tare bën gati kthimin si drejtues: Në kohën dhe klubin e duhur

Igli Tare bën gati kthimin si drejtues: Në kohën dhe klubin e duhur