E pyetur për kontributin e prodhimit të brendshëm bruto, ministrja e Bujqësisë Frida Krifca është shprehur se është optimiste për kontributin e bujqësisë sepse duhet parë në shumë aspekte.
“Jam e kënaqur duke konsideruar edhe vështirësitë që viti ka pasur. Vendet e tjera, Italia ka pasur 10% humbje. Sepse janë një mori vështirësie. Unë jam shumë optimiste për kontrubutin e bujqësisë në ekonomi por jam optimiste për punësimin dhe rivitalizimin e zonave rurale. Bujqësia mendoj se duhet parë shumë më gjerë.”- tha Krifca.
Lajmi kryesor:
Bilanci i 2022 dhe pritshmëritë e 2023, Krifca: Eksportet ishin kali ynë i betejës, ata që thonë ndryshe nuk dinë ç’flasin
