TIRANË- Shqipëria është një ndër vendet e para për përthithjen e fondeve nga BE-ja gjë që do ndikojë në rritjen e eksporteve. Kështu e nisi ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca bilancin e vitit 2022 dhe pritshmëritë e këtij viti. Për Krifcën, një ndër sfidat e ministrisë së Bujqësisë, turizmi rural, mekanikë bujqësore, linjë përpunimi, magazina dhe pikat e grumbullimit do të kenë investime të reja. Argoturizmi do jetë një prioritet i politikave mbështetëse, pasi ka potenciale ende të pashfrytëzuara theksoi ministrja. 

“Në 2023 lancohet portali dhe aplikacioni për fermerët, një dritare unike informuese më shërbime online për fermerin.”- tha Krifca.

Mbështetja e prodhuesve vendas dhe nxitja e eksportevedo të jetë në fokus të qeverisë edhe për vitin 2023. Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca tha se sfidë kryesore mbetet blegtoria.

“Blegtoria është sfida jonë kryesore, kemi mbështetur blegtorët dhe do bëjmë të njëjtën gjë edhe gjatë këtij viti", tha ajo. 

Krifca tha se rritja në vlerë e eksporteve për vitin 2022 ishte 18.1%, krahasuar me vitin 2021.

“Raporti eksport-import është përmirësuar në 2022. Nga 1 me 3 që ishte në vitin 2021, në fund të vitit 2022 ky raport është 1 me 2.85. Rritja e eksporteve në vlerë ka si burim kryesor edhe rritjen e çmimit të produktit të papërpunuar për ato produkte me cilësi konkurruese. Bujqësia zë 66 % të strukturës së eksporteve, agroindustria 42.2 % të vëllimit në vlerë. Peshkimi me gjithë vështirësitë me të cilat është përballur këtë vit, ka një rritje në sasi 2.3 %, ndërsa blegtoria 0.5 %”. Kemi eksportuar në 73 vende, 10 vende të reja sesa një vit më parë.

Për Krifcën viti i kalur sëhnoi një rritje me 35% të numrit të fermerëve të pajisur me NIPT, duke e çuar numrin në 85 mijë. Ne 2023 lancohet portali dhe aplikacioni për fermerët, një dritare unike informuese më shërbime online për fermerin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:24
Pak kontribut GDB në Bujqësi? Krifca: Jam optimiste, duhet parë shumë më gjerë sektori ynë

E pyetur për kontributin e prodhimit të brendshëm bruto, ministrja e Bujqësisë Frida Krifca është shprehur se është optimiste për kontributin e bujqësisë sepse duhet parë në shumë aspekte.

“Jam e kënaqur duke konsideruar edhe vështirësitë që viti ka pasur. Vendet e tjera, Italia ka pasur 10% humbje. Sepse janë një mori vështirësie. Unë jam shumë optimiste për kontrubutin e bujqësisë në ekonomi por jam optimiste për punësimin dhe rivitalizimin e zonave rurale. Bujqësia mendoj se duhet parë shumë më gjerë.”- tha Krifca.

Ora 11:33
Krifca: Sfida jonë, blegtoria, kemi nivele të stabilizuara! Ata që thonë ndryshe s’dinë ç’flasin

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca u shpreh se sfida e këtij viti është blegtoria. Krifca u shpreh se bazuar në të dhëna, Bujqësia është në nivele të stabilizuara. Ministrja tha se ka qenë një vit rezistence por me një bilanc pozitiv falës punës së ministrisë për t’i ardhur në ndihmë këtij sektori sidomos pas vështirësive prej luftës në Ukrainë.

“Kemi një kontribut pozitiv të bujqësisë në prodhimet e brendshme bruto me 0.05 për qind. Punësimi është rritur në bujqësi gjatë tremujorit të tretë me 6.5 për qind. Rritja e pagës mesatare prej 15.7 për qind në tre mujorin e tretë. Sektori është shumë herë më i formalizuar se një vit më parë.

Kemi një numër në rritje të fermerëve me NIPT, 85 mijë. Të dhënat paraprake flasin për një stabilitet të prodhimit dhe një rritje të lehtë. Krahasuar me 2021, kemi ecuri pozitive me rritje të parashikuar si te gruri me 4 për qind, ulliri që ka pasur ecuri fantastike me 39 për qind“, tha ministrja.

Duke u ndalur te eksportet, ministrja iu referuar si “kali i betejës” për vitin 2022. “Kemi rritje me 18 për qind në vlerë dhe 15.6 për qind në sasi krahasuar me 2021. Struktura e eksportit ka pësuar ndryshim cilësor si dëshmi e vlerës së shtuar”, tha ajo duke shtuar se si e ka ministria eksportin.

“Kemi siguruar një mbështetje progresive për prodhimin, ruajtjen, magazinat, është shumëfishuar vëllimi i kapaciteve mbrojtëse. Të gjitha këto janë një strukturë e rëndësishme për eksportin. Kemi çarë tregje të reja. Kemi eksportuar në 73 vende, 10 vende të reja sesa një vit më parë.