Tirane- Kanë mjaftuar pak minuta shi e erë në kryeqytet që skela e vendosur për riparimin e hotel 'Karlsberg' në kryeqytet të rrëzohet në rrugën “Ibrahim Rugova” në kryeqytet.

Në fotot e siguruara nga LSA-ja duket momenti ku punëtorët e hotelit përpiqen të largojnë skelën.

Fatmirësisht nga rënia e saj  nuk ka njerëz të dëmtuar. Kujtojmë që bëhet fjalë për një zonë të populluar në mes të Tiranës, me lëvizje të shpeshtë të automjeteve dhe kalimtarëve.