'Pak nga pak po del në dritë', Rama nxjerr fotot nga bulevardi në Vlorë: Së shpejti Sheshi i Ri i Flamurit

'Pak nga pak po del në dritë', Rama nxjerr fotot nga bulevardi në Vlorë: Së shpejti Sheshi i Ri i Flamurit

Bulevardi Ismail Qemali në Vlorë

VLORË- Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme ka publikuar fotot nga punimet në bulevardin 'Ismail Qemali' në Vlorë. Por përveç kësaj pjese vetë Rama paralajmëron edhe ndërtimin së shpejti të Sheshit të Ri të Flamurit, si dhe veprave të tjera në këtë qytet.

Ai përdor thënie e vjetër popullore "gur gur bëhet mur dhe mur mur bëhet kalaja'' si dhe ironizon me vlonjatët të cilët i quan të paduruar. Rama shprehet se veç tyre është duke përballuar sharjet e përqeshjet e atyre që për çdo punë kanë një llaf të keq për të thënë. Kryeministri Rama poston shpesh foto nga Vlora, qytet në të cilin kandidoi i gjashti për deputet në 2017 dhe fitoi. Po ashtu Rama kandidoi po në këtë qytet në 2013. 

"Pas dekadash degradimi e zymtie të pistë po rritet po rritet fuqia tërheqëse e qytetit turistik, vlera e apartamenteve e njësive tregtare, mundësitë e punësimit e të vetëpunësimit përmes shërbimeve, interesi për investime të mëdha private në turizëm"- shprehet Rama për Vlorën. 

Statusi i plotë i kryeministrit Edi Rama

Pak nga pak po del në dritë edhe Bulevardi “Ismail Qemali” në Vlorë, ku pas dekadash degradimi e zymtie të pistë, po rritet fuqia tërheqëse e qytetit turistik, vlera e apartamenteve e njësive tregtare, mundësitë e punësimit e të vetëpunësimit përmes shërbimeve, interesi për investime të mëdha private në turizëm.

Gur gur bëhet mur e mur mur bëhet kalaja, duke përballuar padurimin epik të vlonjatëve dhe sharjet e përqeshjet e atyre që për çdo punë kanë një llaf të keq për të thënë.

Së shpejti Sheshi i Ri i Flamurit dhe të tjera akoma...

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?