Kur na ndajnë pak orë nga referendumi i thirrur nga Sali Berisha për shkarkimin e Lulzim Bashës, ish-kreu i PD-së, u ka bërë thirrje komisionerëve që të bëjnë të pamundurën të sigurojnë pjesëmarrjen maksimale të të gjithë anëtarëve.
“Drejtuar komisionerëve të Referendumit të Shpresës. Një përshëndetje të përzemërt të gjithë ju komisionereve dhe komisionerëve te qendrave te votimit. Këto orë që na ndajnë nga hapja e qendrave të votimit le të bëjmë përpjekjet me maksimale që të sigurojmë pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve të Partisë Demokratike në votim.
Për ne, rëndësi përcaktuese dhe absolute në këtë festival të votës së lirë ka mbi të gjitha, transparenca e procesit dhe administrimi me korrektesë absolute i çdo vote. Në këtë referendum jetike është vota e lirë e anëtarësisë të PD! Suksese”, shkruan Berisha.
Lajmi kryesor:
Nesër referendum për shkarkimin e Bashës, Berisha ngre Komision për drejtimin e procesit! Përcaktohen qendrat e votimit në Tiranë e qarqe të tjera! Gjirokastra ende pa bazë materiale











