Pak orë para zgjedhjeve/ Basha: Bojkotoni! Rezistencë me protesta paqësore, jo dhunë

Kryetari i PD-së Lulzim Basha pak orë para zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit u kërkon të gjithë demokratëve që të bojkotojnë procesin e votimit. Lideri i PD-së iu drejtua simpatizantëve dhe mbështetësve të PD-së duke thënë se nëse do të jenë të detyruar për të votuar, të bëjnë rezistencë në rrugë, por me protesta paqësore. Ai bëri apel për vetëpërmbajtje dhe të mos bien pre e provokimeve për dhunë, pasi sipas tij dhuna dhe viktimat shkojnë në favor të regjimit të Edi Ramës dhe se fundi i tij vjen vetëm duke e braktisur dhe izoluar.

Pa apelit të fortë të SHBA-së dhe BE-së, Lulzim Basha, por edhe Monika Kryemadhi janë tërhqur nga skenaët e tjerë nesër duke bërë thirrje vetëm për bojkot. Zyrtari i lartë i SHBA-së, Palmer u bëri apel udhëheqësve të opozitës t'u bëjnë thirrje publikisht përkrahësve të tyre që të distancohen nga dhuna dhe që 30 Qershori, datë të cilën ndërkombëtarët  njëzëri e kanë njohur, të jetë një proces i qetë dhe i paqtë. Palmer u shpreh qartë dhe prerë se SHBA do të shkëpusë marrëdhëniet me ata që do të tentojë që të pengojë zgjedhjet në Shqipëri ditën e diel, pra në 30 Qershor.

Fjala e Lulzim Bashës
Të dashur bashkëqytetarë!

Nesër në Shqipëri nuk ka zgjedhje.

o   Zgjedhjet janë mekanizmi se si njerëzit vendosin për qeverisjen që duan, por nesër njerëzit nuk kanë asnjë zgjedhje.

o   Zgjedhjet janë shprehje e vullnetit të lirë të njerëzve. por nesër nuk do të ketë liri dhe nuk do të ketë shprehje vullneti.

o   Zgjedhjet janë mekanizëm kushtetues dhe ligjor, por nesër do të shkelet Kushtetuta dhe ligji në një proces antikushtetues dhe thellësisht kriminal.

Të dashur bashkëqytetarë:

Unë e di që shumë prej jush kanë dashur dhe kanë pritur që nesër të mos kishte as votime farsë, të mos kishte asgjë.Por e vetmja mënyrë për ta arritur këtë, o të ishte mënyra e dhunshme, e cila do të shkaktonte vëllavrasje dhe humbje njerëzore e plagë shoqërore.

Dhuna nuk do të prodhonte as përfitime politike.

Ajo thjesht do të sillte një ndjenjë të rremë të triumfit të çastit dhe do të linte plagë të hapura e probleme të pazgjidhura,

Unë dhe demokratët nuk besojmë tek rruga e dhunës!

Ndaj sot dua t’i them çdo demokrati dhe qytetari qëë shtë bashkuar nëpërpjekjet tona:Jini të gjithë krenarë, sepse i kemi bërë një shërbim të madh Shqipërisë, duke mos rënë pre e dhunës së orkestruar nga Edi Rama!

Unë jam krenar me dinjitetin, qytetarinë dhe kurajon tuaj!

Falë tyre, ky regjim është plagosur për vdekje dhe do të rrëzohet shumë shpejt!

Unë e di se ka shumë njerëz që mendojnë se me autokratë si Edi Rama, Dhuna është i vetmi mjet për ta hequr, se Edi Rama nuk kupton asnjë gjuhë tjetër, veç asaj të dhunës.

Këtë opinion ma kanë shprehur shumë anëtarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike. Ma kanë shprehur shumë qytetarë, analistë politikë e të tjerë.

Por unë nuk besoj se dhuna është zgjidhja.

Unë besoj se forca jonë qendron tek drejtësia e asaj që kërkojmë. Qëndron tek këmbëngulja, durimi dhe kurajo jonë.

o   Asnjë rezultat politik,asnjë pushtet politik që del nga dhuna, nuk ka sjellë kurrë asgjë të mirë për popujt dhe për qeverisjet e tyre.

o   Dhuna prodhon ndërrime mekanike të pushtetit, pa bërë asnjë pastrim dhe transformim.

o   Dhuna krijon përligje kriminale tek ata që vinë në pushtet prej saj

Unë besoj se nga dhuna në 30 qershor nuk përfiton askush përveç Edi Ramës.

Asnjë lëndim, asnjë plagë shqiptarësh, nuk vlen për asgjë.

Dhuna dhe viktimati vlejnë vetëm Edi Ramës. Ai do arsye. Ai kërkon të sigurojë pretekstin e kundërshtarit të dhunshëm për të justifikuar represionin e shtetit të tij të kriminalizuar policor për të justifikuar dhunën dhe abuzimet dhe krimet që ka kryer deri tani.

Rrëzimi i Edi Ramës nuk do të vijë duke përplasur shqiptarët me njëri-tjetrin. Nuk do të vijë duke goditur,duke rrahur apo lënduar njëri-tjetrin.

Fundi i Edi Ramës po vjen nga braktisja e tij.

Nga distancimi prej tij.

Nga izolimi i tij.

Ky fund është pranë dhe, mbi të gjitha, sepse përpjekjet tona të deritanishme kanë qenë thellësisht europiane, thellësisht parimore dhe jo për pushtet personal.

Përgjegjësia dhe detyrimi im kryesor dhe, mbi çdo gjë tjetër,është interesi publik, është mirëqenia e njerëzve. Ky interes vjen mbi çdo interes partiak, vlen para çdo interesi vetjak.

Ndryshe nga Edi Rama që, për pushtetin e tij personal,është i gatshëm t’i çojë nesër shqiptarët në vëllavrasje, unë kam përgjegjësinë për jetën e çdo demokrati, të çdo socialisti dhe çdo qytetari shqiptar.

Ndaj, për nesër unë kam vetëm një thirrje:Mos bini pre e instinktit të dhunës! Mos bini pre e provokimeve për dhunë!

Unë ju bëj thirrje të mos shkoni të votoni, të bojkotoni!

Nëse jeni të detyruar të shkoni në qendrat e votimit nga hakmarrja e regjimit, rezistoni! Regjimit po i vjen fundi! Nuk kanë çfarë t’ju bëjnë!

Ngrijeni zërin nesër në protesta në rrugë dhe në sheshe!

Sfidojeni regjimin kudo!

Në mënyrë paqësore!

Nesër është dita për të treguar vullnet me bashkim, me qëndresë dinjitoze, me vendosmëri dhe jo dhunë!

Në këtë ditë të keqe për Shqipërinë, forca jonë janë vlerat që ne tregojmë, parimet mbi të cilat ne veprojmë!

Ne duam të jemi europianë dhe duhet të sillemi si europianë! Nesër dhe çdo ditë!

Nesër duhet dhe do të dallohet qartë diferenca mes dhunës së autokracisë kriminale të votimeve farsë dhe dinjitetit të një populli të tërë të bashkuar që sfidon regjimin.

Zoti ju bekoftë ju!

Zoti e bekoftë Shqipërinë

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ha mut se te zbut: 30/06/2019 12:13

    degjenerata e shqiperise!!hapni dyert e burgjeve per vrasesin e 4 baballareve!!!qe ka dhe fytyre dhe del e flet akoma!!mere edhe fatmir gerdecin me vete bashke me sali berishen dhe ilir meten!ju i keni duart te lyera me gjak shqipetari o gjaksa!!BURGGGG

    Përgjigju
  • Shkodrani: 30/06/2019 00:20

    Te dashur shqiptar nje udheheqes ka populli shqiptar ne ditet e sodit edhe ai asht Ramush Haradinaj. Ai nuk ju perkul politikes se brenshme apo te jashtme kur erdhi te taksa qe i vuri serbise. Boll presion i beri amerika edhe europa po nuk u dorzu as nuk u perkul. Ai i ka kalu te gjitha si politikan. Ka luftu per atdhe, ka humb 2 vellezer ne luft. Ka shku ne burg dhe eshte kthy prap e trejton me merit qeverin e Kosoves. Keto zagaret tane politikan vetem shajn njeri tjetrin si gra te keqija. Burr i mire u duket ju edi. Legen asht po fati i tij qe ka do viktima kundershtar e ban cfar don. E mire u duket ju qe te marrin 61 bashki nje parti. Iky edi i ndershem futi ne parlament nokajt, frrokajt, doshajt e shum e shum kriminela te tjere. Keto zgjedhje nuk do ti pranoj bota edhe do behen prap. Keto jan lojra te politikaneve te papergjegjshem. Ishalla Zoti ka me ja u dhan hakun tetanve.

    Përgjigju
  • Arbëri: 29/06/2019 23:15

    Si duket nuk të punon truri ty o njeri

    Përgjigju
  • ERP: 29/06/2019 22:51

    Populli dilni dhe votini ne mase qe ti tregoni ketij hajdutit me buzeqeshje qe kater hajdute nuk mund ta mbajne vendin peng

    Përgjigju
  • Arberi: 29/06/2019 22:23

    Hahaha i la talebanet me molotov ne duar. Tani le t'ja hedhin shtepise se tyre. Revolucion hahaha, neser do rrezojme Ramen hahahaha Rama ik hahaha Cadra e lirise hahahaha Republija e re hahahaha Ik Luli ne prokurori dhe gjykate, nenshtroju ligjit per financimet ruse. Ku eshte Sahit sportisti hahaha po Florenc Hoxha hahaha Po Stresi me babin hahahaha Ku i ke trimat si Strazimiri, Alibeaj, Paloka hahaha Luli e dhjeve PD tani ruhu se do te vrase doktori ose i biri se nuk te falin ata qe u zbythe. Merr Clirim Gjaten dhe shko futi ndonje domino me Andi Bushatin dhe Lubonjen hahahaha Ylli Rakipin lere se eshte i dehur hahahaha ndersa Zhejin coje tek berberi hahahaha Cim Peken lere ti fshij lotet Like Floririt hahaha Luli dhe Mona hahaha perralle nga e kaluara.

    Përgjigju
  • Goni: 29/06/2019 21:47

    Ti, Ju kujtoni se po dilni te "lare" me keto deklarata, por ju genjen mendja. Te gjitha qe po beni keto 72 ore neper qendra votimi me njerezit tuaj, do hetohen dhe do cojne tek "orientimet" Tuaja, ateher do degjohemi prap me popullin. SHBA Foli dje tani radhen e ka Veprimi, ju vazhdoni me "teknikat" ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi kërkon që Greqia të heqë ligjin e luftës, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane “CN Traveler”: Zbuloni Shqipërinë, perlën e fshehur të Evropës

Media amerikane “CN Traveler”: Zbuloni Shqipërinë, perlën e fshehur të Evropës