PD-ja dhe aleatët e vegjël të Bashës: Bojkotojeni Ramën dhe denonconi presionin

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, në një dalje për mediat, ka deklaruar se ajo çfarë ndodhi në Dibër është tregues se si qeveria e Ramës po dhunon qytetarët. Ai tha se ministri Sandër Lleshaj me urdhër të kreut të qeverisë, ka mashtruar se në protestën e mbrëmjes së djeshme, ka pasur efektivë të lënduar nga dhuna e ushtruar, por janë lënduar nga gazi lotsjellës që ata vetë hodhën. (ndonëse për këtë ka video që e vërtetojnë)

Për të përforcuar mendimin e tij, ai solli deklaratën e një infermiereje në Dibër, që thoshte po të njëjtën gjë që Paloka citoi më sipër.

 "Dibra është prova më e qartë e kësaj dhune shtetërore. Policë, njerëz merr maska dhe uniforma shteti, por pa identifikim, si dhe forca speciale të ushtrisë me uniforma të përziera janë bërë njësh për të dhunuar, për të terrorizuar qytetarët e Dibrës dhe për t’i detyruar ata të dalin në votimet moniste dhe të paligjshme, të organizuara nga Edi Rama. Mbrëmjen e djeshme nuk ka ndodhur asgjë nga ato që policia politike e Edi Ramës dhe Sandër Lleshajt mashtroi. Ka patur vetëm protestues paqësorë në të drejtën e tyre kushtetuese për të kundërshtuar rikthimin e diktaturës në vend. E vetmja që ka qenë në paligjshmëri, ishte policia, e cila ka goditur me gaz lotsjellës protestuesit paqësore", tha Paloka.

Në vëmendje ai ka sjellë edhe përgjimet e "Bild", sipas së cilit fakti që nuk ka asnjë arrestim, nënkupton që kjo qeveri ka ardhur dhe e ka mbajtur pushtetin në bashkëpunim me kriminelët.

"Dhuna shtetërore në Dibër organizohet nga e njëjta bandë shtetëroro-kriminale që ka dalë në përgjimet e BILD-it, duke blerë vota, duke kërcënuar dhe dhunuar qytetarët, duke penguar votën e kundërshtarëve. Në vend që Imer Lala, Dionis Imeraj, Robert Aga dhe banditë të tjerë të ishin pas hekurave të burgut për shkatërrimin e procesit zgjedhor të Dibrës, ata janë janë të lirë dhe po organizojnë farsën e së dielës dhe dhunën shtetërore për llogari të Edi Ramës", tha Paloka.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:16
Oerd Bylykbashit: KQZ dhe Policia nuk lejon as ecja ne grup dhe e folura me zë të lartë


Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka reaguar një ditë para zgjedhjeve duke deklaruar se KQZ dhe Policia e Shtetit po dhunojnë të drejtën kushtetuese të qytetarëve për të protestuar.

Ish-deputeti demokrat thekson se këta dy institucione kanë ndaluar ecjen në grup dhe të folurën me zë të lartë.

Reagimi i plotë i Bylykbashi:

"Dy repartet e Partise Socialiste, KQZ dhe Policia e Shtetit kanë dhunuar të drejtat kushtetuese të shtetasve që nuk pranojnë farsën antikushtetuese të 30 qershorit.

Bordi i Monitorimit te Mediave i KQZ, dje me 28 qershor, ka paralajmëruar zyrtarisht mediat që bashkë me aktivitete zgjedhore, të mos transmetojnë ‎asnjë aktivitet politik gjatë heshtjes zgjedhore. Kodi Zgjedhor, neni 77, përcakton qartë që ndalimet e heshtjes zgjedhore vlejnë vetëm per aktivitetet elektorale te SUBJEKTEVE ZGJEDHORE dhe për askënd tjetër.

Policia e Shtetit, po dje me 28 qershor, kërcënoi me burgim nëse zhvillohen tubime të partive politike dhe shtetasve te lirë qe nuk marrin pjesë në zgjedhje, në periudhën e heshtjes zgjedhore dhe ditën e votimit. Policia e Ramës i cilëson të paligjshme dhe si cënuese  të drejtave të votuesve socialistë këto tubime proteste për mbrojtjen e të drejtës për të zgjedhur. Policia kërkon të ndaloje çdo tubim proteste edhe nëse janë larg ambienteve të votimit të Partisë Socialiste.

Partitë politike që nuk marrin pjese në votime, sa kohe nuk bëjnë fushatë për partitë e tjera, veprojnë mbi bazën e Kushtetutes Ligjit për Partitë Politike dhe Ligjit për Tubimet. Kodi Zgjedhor dhe periudha zgjedhore nuk pezullon të drejtat e tjera kushtetuese të shtetasve. Media ka liri të plotë të transmetojë lajme mbi aktivitete politike që nuk janë fushatë e subjekteve zgjedhore. KQZ dhe Policia, dy vegla të Kryeministrit, po dhunojnë të drejtën kushtetuese të lirisë së shprehjes, lirisë së medias, lirisë se tubimit dhe të drejtat që Kushtetuta dhe ligji u njohin partive politike." ka deklaruar Bylykbashi.

Ora 19:46
Aleatët e Bashës thirrje shqiptarëve: 30 Qershori është turp, garë imagjinare, denonconi presionin


Partitë e vogla aleate të PD-së përmes një deklarate të përbashkët u bëjnë thirrje shqiptarëve që të mos votojnë. Ata shprehen se 30 Qershori është një turp për historinë, ndërsa shtojnë se nuk do ta njohin procesin e votimit. “30 qershori është një datë që do të mbetet e mbuluar nga turpi jo vetëm sepse është një farsë antidemokratike dhe antikushtetuese, por sepse, edhe të vetëm në garën e tyre imagjinare, po përdorin të gjithë arsenalin famëkeq me të cilin Shqipëria dhe bota tashmë është njohur.

Presioni ndaj qytetarëve të pambrojtur, ndaj administratës, ndaj sipërmarrjes private po rriten nga ora në orë në përpjekje për t’i dhënë një legjitimitet fiktiv përpjekjes së mazhorancës për ta çuar vendin në monizëm. Frika që kanë nga kutitë që do të mbeten bosh, buron nga vetëdija se pluralizmi që shqiptarët fituan me mund tri dekada më parë, nuk mund të rrëmbehet me votime, për këtë arsye kërcënojnë, dhunojnë dhe dezinformojnë.

Të gjithë ata që ende nuk kanë kuptuar rrezikshmërinë e organizatës që ka marrë peng jetën demokratike të vendit, le të shohin si kërkojnë të manipulojnë edhe një garë në të cilën nuk kanë kundërshtarë, ku janë të vetmit që kandidojnë dhe të vetmit që numërojnë. Të bindur në drejtësinë e kauzës sonë, Grupimi i Qendrës së Djathtë, i bën thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo presion, çdo masë represive ndaj atyre që nuk u binden votimeve monopartiake, çdo mashtrimi dhe dhunimi që cenon të drejtat kushtetuese të secilit prej jush” deklaron grupi.

Ora 19:18
Një ditë para zgjedhjeve, Vokshi: Bizneset po gjobiten për të dalë në votime

Ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi, përmes një deklarate për mediat ka ngritur pretendimet se bizneseve po u bëhet presion në mënyrë që të dalin në votime.

Vokshi shprehet se kriminelët e pushtetit, të veshur me kostumin e taksidarit, po vendosin gjoba në biznese.

Gjobat që vendosin sot taksidarët e Edi Ramës dhe veglave qorre të pushtetit të tij të inkriminuar, do të konsiderohen gjoba politike. Ato do të anulohen dhe gjobëvënësit do të goditen ashpërsisht”, tha Vokshi, ndërsa u bëri apel bizneseve që të mos përkulen para kërcënimeve të kriminelëve të veshur me pushtet.

Në fund ashtu siç bëri thirrje edhe Flamur Noka, Vokshi u kërkon simpatizantëve të opozitës që të mos votojnë.

Deklarata e plotë:
Dhuna shtetërore e pushtetit në ikje të Edi Ramës nuk po kursen asnjë dhe asgjë.

Në shënjestër të dhunës shtetërore të regjimit kriminal rilindas janë vënë edhe bizneset dhe mijëra të punësuarit e këtij sektori.

Në tentativën e dëshpëruar për të zgjatur komën e pushtetit të vjedhur me krimin, Edi Rama po kërcënon biznesin nëpërmjet gjobave dhe formave të tjera të presionit tatimor.

Kriminelët e pushtetit, të veshur me kostumin e taksidarit të pushtetit, janë duke trokitur derë më derë në çdo biznes që t’i detyrojnë të dalin në votimet e paligjshme dhe kriminale të Partisë Socialiste.

Janë me qindra rastet e denoncuara nga bizneset, kur taksidarët dhe tatimorët e Edi Ramës kanë vendosur gjoba të rënda, që rrezikojnë falimentimin e shumë bizneseve që nuk i binden urdhrit të pushtetit të fituar me votën e vjedhur dhe grabitur nga krimi. Partia Demokratike u bën thirrje bizneseve që të mos përkulen para kërcënimeve të kriminelëve të veshur me pushtet.

Gjobat që vendosin sot taksidarët e Edi Ramës dhe veglave qorre të pushtetit të tij të inkriminuar, do të konsiderohen gjoba politike. Ato do të anullohen dhe gjobëvënësit do të goditen ashpërsisht.

Asnjë gjobë politike dhe e paligjshme e pushtetit të Edi Ramës, nuk do të njihet dhe do të anulohen nga një qeveri europiane që do të vijë me zgjedhje të lira, pa kriminelë e taksidarë në kutitë e votimit. Liria ekonomike për të punuar pa frikë nga bandat e taksidarëve, punësimi dhe mirëqenia për çdo shqiptar, janë prioriteti ynë numër 1.

Bashkë do t’i japim fund padrejtësisë, dhunës shtetërore, korrupsionit të regjimit kriminal. Së bashku, do ta çlirojmë biznesin dhe ekonominë shqiptare.
Ndaj ju bëjmë thirrje të gjithë bizneseve!

Mos u trembni! Mos u dorëzoni para skenarëve kriminalë të pushtetit, që do varroset këtë të dielë! Refuzojeni Edi Ramën! Braktiseni Edi Ramën! Bojkotojeni Edi Ramën!

Sfidojeni dhe mos iu përkulni presionit të tij për të dalë në votimet farsë! Filmoni, regjistroni, fotografoni dhe denonconi cdo dhunim, presion, dhunë, fallsfikim, mashtrim që regjimi i tij bën. Të bashkuar ne jemi shumica, ne jemi forca dhe garancia e ndryshimit që po vjen.

Ora 15:58
Noka: Banditët do vishen si policë në Dibër, bojkotojeni Edi Ramën (VIDEO)

Ish-deputeti i PD, Flamur Noka me anë të një deklarate për mediat ka thënë se kryeministri Rama ka si qëllim që ditën  e nesërme gjatë votimeve lokale ka si qëllim që të provokojë dhunë në Dibër dhe në qytete e tjera të Shqipërisë.

Më pas Noka me anë të një videoje të publikuar  pretendon se një automjet i  Ministrisë së Mbrojtjes, transporton forca të ushtrisë, të veshur me uniformën e policisë kufitare që kanë qëllime për të provokuar dhunë.

Ai shtoi se ata janë persona të urdhëruar nga Rama dhe Lleshaj ndërsa më pas tha se qytetarët nuk do lejojnë një skenar të tillë kriminal.

Deklarata e plotë:

Regjimi në ikje i Edi Ramës ka vënë në lëvizje një nga skenarët më kriminalë, që synon të nxisë përplasje civile ditën e dielë dhe më pas, këtë dhunë shtetërore t’ia faturojë Partisë Demokratike dhe opozitës.

Me një skenar të denjë për regjimet diktatoriale ushtarake, ditën e dielë do të veshin uniformën e policit persona të paidentifikuar, banditë me rekorde kriminale, si dhe forca të armatosura të ushtrisë, të cilët, me ligj zgjedhor e kanë të ndaluar të jenë pranë qendrave të votimit. Një video e shkurtër e siguruar para pak minutash në Dibër, tregon një automjet të Ministrisë së Mbrojtjes, që, sipas informacioneve tona po transporton forca të ushtrisë, të veshur me uniformën e policies kufitare.

Qëllimi është që kriminelët me uniformë policie, ushtarët me uniformë policie, militantët e Partisë Socialiste me uniformë policie të provokojnë dhunë, përplasje me qytetarët që po protestojnë në të gjithë vendin kundër farsës kriminale të Edi Ramës. Veshja e personave civilë apo efektivave të Forcave të Armatosura me uniformë të policisë është një shkelje e rëndë ligjore dhe përbën vepër penale.

Me urdhër të Sandër Lleshit dhe të Edi Ramës, po kryhen të paktën dy vepra penale, “Përvetësim i detyrës shtetërore” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”. Këto vepra ndëshkohen me burg nga Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, përkatësisht nenet 246 dhe neni 247. Por megjithë angazhimin e të gjithë strukturave kriminale të Rilindjes, ky skenar dhune shtetërore i Edi Ramës do të dështojë.

Qytetarët nuk pranojnë kurrë dhunën shtetërore të Edi Ramës, që për karrigen e tij, është gati të shkatërrojë gjithçka. Shqiptarët janë gati të reagojnë si qytetarë europianë kundër instalimit të një diktature të re në Shqipëri. Edi Rama kërkon viktima ndaj nxit konflikt me dhunën shtetërore dhe banditeske kundër qytetarëve të pafajshëm. Por ne nuk do të pranojmë që asnjë fije floku i asnjë shqiptari të preket për t’i zgajtur jetën këtij regjimi në grahmat e fundit. Partia Demokratike fton çdo qytetar të mos bjerë pre e provokimeve të Edi Ramës! Refuzojeni Edi Ramën! Braktiseni Edi Ramën! Bojkotojeni Edi Ramën!

Sfidojeni dhe mos iu përkulni presionit të tij për të dalë në votimet farsë! Filmoni, regjistroni, fotografoni dhe denonconi cdo dhunim, presion, dhunë, fallsfikim, mashtrim që regjimi i tij bën. Të bashkuar ne jemi shumica, ne jemi forca dhe garancia e ndryshimt që po vjen.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tironci: 29/06/2019 19:56

    Pirllni pirllni gjysma pijaneca gjysma tjeter dyth lepirsa populli ju njef ç'far maskarajsh jeni e dilni e boni thirrje per te mos votuar,por presionet e santazhet jeni duke i bo jo po ja faturoni PSse te pa moralshem.

    Përgjigju
  • Bruno: 29/06/2019 18:34

    "kriminelet me uniforme policie" zoti na ruajte mos te na vrasin Lulin dhe Noken, se kriminelet i urrejne njerezit e ndershem.

    Përgjigju
  • Adi: 29/06/2019 17:55

    Skandaloze, po nuk duhet qe per dyzet e tet or te ket heshtje perpara zgjedhjeve cjan keta qe lehin duhet te merren masa kunder ketyre personazheve qe vetem nxierrin helm

    Përgjigju
  • KAROCJER REXHEP LEKA ME 7 FAKULTETE [ KEPI ]: 29/06/2019 17:01

    O flamuri pa bisht je ni bo si ver llapa o flamuri hapa dollapa kush është mbrapa edi pa loqe që thup po kërkon o flamuri hajvon.

    Përgjigju
  • KASAP REXHEP LEKA [ KEPI ]: 29/06/2019 16:52

    O edi pa loqe EDI RAMA ju a rrasi o edi pa loqe peasi. Se ke mo tasin e thupës së sifurt o bixhozxhi edi kok paloqe kok shalqi.

    Përgjigju
  • BERBERI MARTENITETIT REXHEP LEKA [ KEPI ]: 29/06/2019 16:16

    O edi pa loqe të hiku tasi thupës ngele pa thup e pa pare o bizhozxhi. Futi ndonjë viz nga mjelli bardh se të gjith e din që dhe atë e thith o edi paloqe.lene Edi Ramēn se Edi ju a RRASI E JU A PLASI SI KUR NDONJË HER o edi paloqe PLEHR.

    Përgjigju
  • O trim: 29/06/2019 15:22

    Po sa doli video me trimat qe hedhin molotov kunder policve hallexhinj qe jane atje duke bere punen e tyre...po genjeni driten me diell.. Jeni ber qesharak

    Përgjigju
  • sifi: 29/06/2019 15:20

    Prangat or Paloqe, i meriton ti i pari se je ke kupila ku behen planet per sulme kunder shtetit.Ke hy ne listen e zeze te USA bashke me shoket dhe shpejt do japesh llogari.Jepi se ditet i ke te numeruara per arrest.Kruminel qe mbron dhunen kunder policise dhe shtetit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Real Madrid ndryshon emrin e stadiumit

Real Madrid ndryshon emrin e stadiumit