Sot mbahet nata e dytë gjysmëfinale e Eurovision, ku Shqipëria do të këndojë e 14-a në rradhë. Për të gjithë shqiptarët jashtë vendit që duan të votojnë për këngën e Jonida Maliqit, kodi është #14.
'Ktheju tokës' është kënga përfaqësuese e Shqipërisë. Pak orë para fillimit të natës së dytë Jonida ka bërë një thirrje për të gjithë shqiptarët.
"Sot eshte mbremja per te cilen kam, kemi punuar me shume dashuri! Qe nga emocionet e para te Dhjetorit e deri ne keto çaste, jam rrethuar si kurre me pare me energjine e nje publiku te jashtezakonshem qe perkrahu, mbeshteti dhe kendoi me muaj te tere shqip #KthejuTokes! Per pak ore ngjitem ne skenen e Eurovision, aty ku miliona zemra ngrihen peshe! Nese mundeni dhe do ndiqni festivalin, ju ftoj te votoni Shqiperine me numrin #14! Jemi bashke ne kete sfide, une me fuqine e shpirtit tim, ju me televotimin! Ju dua! Pacim fat", shkruan Jonida në postimin e saj në Instagram.