Pak para zgjedhjeve, PS depoziton në Kuvend korrigjimin e 8 ligjeve për Reformën në Drejtësi

Grupi Paralmentar i PS

Ndërsa na ndajnë më pak se 2 muaj nga zgjedhjet e 25 prillit, Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend propozimet e saj për ndryshimin e 8 ligjeve që lidhen me reformën në drejtësi.

Ndryshime priten në disa çështje që nuk kanë funksionuar si duhet dhe bëhet fjalë për kufizimin e punës së SPAK për hetimin e ngjarjeve të vogla siç është përfshirja e një efektivi policie në korrupsion dhe fokusimin e këtij institucioni në hetimin e zyrtarëve të lartë, për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Gjithashtu ndër ligjet që pritet të ndryshohen janë dhe procedurat e dosjeve në Gjykatën e Lartë për të shmangur stokun. Këto çështje që pritet të ndryshohen, nuk kanë funskionuar si duhet që nga viti 2016 kur u miratua Reforma në Drejtësi e deri tani.

Pr.ligjet janë firmosur nga Ulsi Manja, Alket Hyseni, Adnor Shameti dhe Klotilda Ferhati, dhe pritet të finalizohen brenda këtij mandati qeverisës të Partisë Socialiste.

Ligjet për të cilat kërkohet ndryshim:

2              Projektligj "për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7905, datë 21.3.31995 “kodi i procedurës penale i republikës së shqipërisë”, të ndryshuar  25/02/2021         deputet në procedurë

3              Projektligj "për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 97/2016 “për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në republikën e shqipërisë” 25/02/2021         deputet në procedurë

4              Projektligj “për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8116, datë 29.3.1996, “kodi i procedurës civile i republikës së shqipërisë””, të ndryshuar 25/02/2021         deputet në procedurë

5              Projektligj “për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, “kodi penal i republikës së shqipërisë”, të ndryshuar 25/02/2021 deputet në procedurë

6              Projektligj “për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000 “për organizimin dhe funksionimin e gjykatës kushtetuese”, të ndryshuar”             25/02/2021 deputet në procedurë

7              Projektligj “për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 98/2016 “për organizimin e pushtetit gjyqësor në republikën e shqipërisë”  25/02/2021  deputet në procedurë

8              Projektligj “për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 95/2016 “për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”    25/02/2021  deputet  në procedurë

9              Projektligj “për një ndryshim në ligjin nr. 25/2019 “për organizimin dhe funksionimin e policisë gjyqësore”  25/02/2021  deputet  në procedurë

Be.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A është i pranueshëm për ju përdorimi i të dhënave personale nga një parti politike?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

‘Qershia mbi tortë’, Rama nga Fieri: Në mandatin e tretë do të hapim filialin e Universitetit teknik të Stambollit, një prej shkollave më të mira në Turqi