TIRANE- Këshilli Kombëtar i Personave me Aftësi të Kufizuar ka përshëndetur qëndrimin e OKB për të drejtat e njeriut lidhur me gjendjen e të drejtave të PAK në Shqipëri. Kryetari i PAK, Sinan Tafaj, tha se ndihet i lumtur që OKB ka kërkuar rikthimin e të drejtave të kësaj kategorie në vendin tonë.
“Gjendja e vështirë ekonomike e personave me aftësi të kufizuar është çështja kryesore që duhet të merret në konsideratë nga qeveria e re”, është shprehur Tafaj.
Sipas tij Parlamenti i ri shqiptar duhet të bëjë të gjitha përmirësimet ligjore për të bërë të mundur zbatimin në praktivë të konventës së OKB për të drejtat e PAK.
Ndërkohë, Tafaj i bëri thirrje qeverisë së re t’i qëndrojnë iniciativës ligjore për miratimin e projektligjit për Përfaqësimin e Posaçëm Demokratik të PAK në 100 ditët e para të qeverisjes.
“Ne i bëjmë thirrje qeverisë edhe parlamentit të ri që së pari të eleminojë përjashtimin shoqëror të këtij grupi nga bashkëpunimi, diskutimi, konsultimi për çdo vendimmarrje që lidhet me këtë komunitet si dhe t’i qëndrojnë iniciativës ligjore për miratimin e projektligjit për Përfaqësimin e Posaçëm Demokratik të PAK në 100 ditët e para të qeverisjes”, tha Tafaj.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com