Paketa anti-krizë/ PD: Qesharake! Të pezullohen pagesat abuzive të koncesioneve! E papranueshme rritja e çmimit të energjisë në kohë krize

Një tallje për qytetarët, e përkufizojnë paketën anti-krizë përfaqësuesit e opozitës, sipas të cilëve masat e prezantuara një ditë më parë nuk lehtësojnë qytetarët. Deputetët e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku dhe Arbi Agalliu në një konferencë të përbashkët për shtyp, kanë kritikuar paketën e dytë të rezistencës sociale të prezantuar një ditë më parë nga qeveria për përballimin e rritjes së çmimeve.

Tabaku kërkoi të pezullohen tenderat për investime të panevojshme në kohë krize dhe i gjithë investimi të përqëndrohet për të ndihmuar qytetarët. Të papranueshëm deputetja demokrate Jorida Tabaku sheh edhe vendimin që familjet do ta paguajnë me çmimin e tregut energjinë, nëse shpenzojnë më shumë se 800 kWH në muaj, çka do ti rriste ndjeshëm atyre faturën e energjisë.

'Çmimi i energjisë në tregje dhe bursa është i paparashikueshëm. Nuk duhet të qahemi dhe mburremi sikur vetëm ne kemi liderë në Shqipëri që përballojmë kriza. Besoj se ndodhemi në një situatë kur vendimet duhet të ishin marrë që në shtatorin e vitit të kaluar. Masa e fundit që merr qeveria është të bëjë tendera dhe koncesione. Të pezullohen pagesat abuzive të koncesioneve dhe të sigurohen kursime. Nuk e kemi luksin të paguajmë. Tenderat duhet të ishin pezulluar dhe çdo gjë duhet të kishte shkuar për ndihmën ndaj qytetarëve.  Sot miratohet një gjysmë paketë që nuk quhet paketë me 50 mln euro që është ndryshim rutinë i buxhetit. Këto janë shqetësime për krizën ekonomike. Këto duhet të jenë tema debate për këdo dhe i thërrasin qytetarët në protestë dhe kolegët në parlament për të ngritur zërin për këto abuzime të qeverisë. Kjo është një tallje për qytetarët, një paketë qesharake’, deklaroi Tabaku.

Arbi Agalliu theksoi se paketa antikrizë e sjellë nga qeveria është qesharake. Edhe rritja e tatim fitimit sipas deputetit vjen si pasojë e rritjes së çmimeve, madje nuk është aspak meritë e qeversisë sipas tij. 

“Në këtë akt normativ të buxhetit të vitit aktual, nuk ndryshojnë parashikimet qeveritare mbi vlerën nominale të PPB-së. Aspektet kryesore në këtë akt normativ:  Rritja me rreth 30 miliardë lekë të pritshmërive për të ardhurat totale krahasuar me planin qeveritar te vendosur ne aktin e mëparshëm normativ mars 2022. Ne aktin normativ te miratuar mars 2022, plani per te ardhurat totale u rrit me 10 miliarde leke. Nese i shtojme edhe 30 miliarde leke te ketij akti normativ do te thot se kemi ne totat rritje me 40 miliarde leke nga buxheti i miratuar ne nentor 2021. Kemi rritje te tatim fitimit me 8.4 miliarde leke, taksat nacionale me 1.75 miliarde leke, taksat doganore me rreth 1 miliarde leke. Nderkohe vetem nga TVSH kemi rreth 17 miliarde leke me shume. Kuptohet qe rritja ka ardhur si pasoj e rritjes se nivelit te pergjithshem te çmimeve dhe jo si rezultat i zhvillimit ekonomik, aktivitetit tregtar, qarkullueshmerise se parasë etj. Pra efekt i qarte si pasoje e rritjes se çmimeve”, tha Agalliu.

Qeveria prezantoi dje atë që e quan paketën e dytë të rezistencës sociale, e cila vjen pas rritjes së pandalshme të çmimeve, jo vetëm të produkteve ushqimore, por edhe të karburantit dhe energjisë elektrike, qeveria ka prezantuar. Nga rritja e ndihmës ekonomike tek rritja e pagave, janë disa nga masat e ndërmarra nga qeveria për përballimin e rritjes së çmimeve. Paketa u prezantua nga kryeministri Edi Rama, bashkë me ministren e Financave Delina Ibrahimaj si dhe ministren e Energjisë Belinda Balluku.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Balona Tabake: 09/09/2022 13:08

    Shikoni si lef balona tabake pa pushim hum hum hum e ha një top të madh tum. Kjo është hajdutja më e madhe e partis wc pd. Babai i ksaj fundërrine nga brek grisur i kriminelit Enver Hoxha u bë miljoner me euro duke vjedhur në bashki kur jorida wc ishte zëvëndëse e dylit lyl. O Zot kush flet kryehajdutja gërthet kapni hajdutin. Mjer Shqiptarët.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)