'Paketa antishpifje', organizatat e gazetarëve thirrje Ramës të tërhiqet: Iniciativa juaj kundër rekomandimeve të OSCE-së

'Paketa antishpifje', organizatat e gazetarëve thirrje Ramës të tërhiqet: Iniciativa juaj kundër rekomandimeve të OSCE-së

Edi Rama, kryeministër

Katër organizata i kanë dërguar kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj një letër të hapur ku edhe kërkojnë tërheqjen e ‘paketës antishpifje’.

Bëhet fjalë për Federatën Europiane të Gazetarëve, Qendrën Europiane për Liri të Medias dhe të Shtypit, PEN International dhe Reporterët pa Kufi.

"Iniciativa juaj është kundër rekomandimeve të OSCE-së gjë që na shqetëson shumë. Nëse drafti aktual kalohet nga parlamenti do të dëmtojë seriozisht rëndë qarkullimin e lirë të informacionit dhe do të kenë efekt pengues për median në internet e do të kufizojnë të drejtën e qytetarëve shqiptarë për akses në informim. Shprehim zhgënjim të thellë se ky ligj është hartuar pas dyerve të mbyllura, pa përfshirë gazetarë dhe organizata të shoqërisë civile përgjatë procesit të hartimit. Si një vend kandidat në BE, nga qeveria juaj pritet transparencë.Ne ju kërkojmë ju të ndërprisni menjëherë iniciativën për të amenduar këto dy projektligje dhe të përfshini gazetarët, shoqërinë civile, përfaqësuesin e OSBE-së për Lirinë e Medias, Bashkimin Europian dhe Këshillin e Europës në çfarëdolloj iniciative që prek lirinë e shprehjes, median dhe gazetarët,"-shkruhet në letrën e organizatave të gazetarëve.

Letra nga organizatat lidhur me ligjin 'anti-shpifje'

Kryeministri Rama e propozoi ligjin 'antishpifje' pas akuzave nga opozita në drejtim të shumicës, si e përfshirë në mbrojtjen e djalit të deputetit Rraja. Për më shumë detaje (LEXO KËTU)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës