Paketa 'anti-shpifje', paralajmërimi nga PPE: Shqipëria rrezikon kryesimin e OSBE dhe negociatat me BE

Paketa 'anti-shpifje', paralajmërimi nga PPE: Shqipëria rrezikon kryesimin e OSBE dhe negociatat me BE

Një reagim Raporteri i Parlamentit Europian për Shqipërinë nga grupi parlamentar i PPE-së, David Lega, ka reaguar në lidhje paketën “anti-shpifje” duke thënë se nëse Parlamenti e miraton një gjë të tillë atëherë Shqipëria rrezikon të kompromentojë kryesimin e OSBE-së.

Por jo vetëm kaq, pasi në shkrimin e tij, Lega shkruan se nëse projekt ligji do të kalojë në Kuvend do të vihej në mëdyshje edhe anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ndër të tjera, David Lega shkruan se Partia Demokratike e Shqipërisë ka mbështetje në rezistencën e saj kundër këtij projekt-ligji.

“Nëse Parlamenti shqiptar miraton ligjet e reja për median, ai vë në rrezik kryesimin nga Shqipëria të OSBE-së. Gjithashtu, ky vendim do të komplikojë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Për këtë arsye, rezistenca e fortë nga Partia Demokratike është e mirëpritur”,-shkruan ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • WTF: 17/12/2019 13:50

    Lerini keta qe paguhen nga PD me parate Ruse dhe merrni pergjigje zyrtare nga OSBE se mesa di une, ligji eshte bere me rekomandimet e OSBE-se. Keta individe njeri serbe e B

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI