Paketa e gjelbër/ Klosi: Edukimi i brezave, mënyra më e mirë për të kultivuar dashurinë për natyrën

Paketa e gjelbër/ Klosi: Edukimi i brezave, mënyra më e mirë për të kultivuar dashurinë për natyrën

Blendi Klosi, Ministër i Turizmit dhe Mjedisit me nxënesit e shkollës "Árdian Klosi"

Në kuadër të nismës së fushatës “Krijo Oksigjenin tënd”, për pastrimin e mjedisit Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ishte këtëtë martë në shkollën  9 –vjeçare “Ardian Klosi”, ku u shpërndau nxënësve të kësaj shkolle librin edukativ për ruajten dhe mbrojtjen e mjedisit “Paketa e Gjelbër”. Gjatë fjalës së mbajtur, Ministri Klosi u shpreh se edukimi i brezave është mënyra më e mirë për të kultivuar dashurinë për natyrën dhe kujdesin që të gjithë bashkë ne si qytetarë duhet të tregojmë për ta mbrojtur natyrën.

“Ky libër i bukur i bërë me kaq shumë dashuri nga ekspertët e Mjedisit është bërë aq i mirë sa për çdo njërin nga ju që dini tashmë të lexoni kur ta merrni në dorë do kuptoni që është një liber, që ju shton dashurinë për natyrën, ju shton dashurinë për pemët, ju shton dashurinë për kafshët, i mëson nxënësit e të gjitha niveleve se për të pasur më shumë dashuri për natyrën duhet ta fillojmë këtë edukim që në moshë të re, që në moshën tuaj. 

Blendi Klosi, Ministër i Turizmit dhe Mjedisit

Teksa mori pjesë në aktivitetin e organizuar në shkollën 9-vjeçare, Ministri Klosi i kërkoi fëmijëve të bëhen pjesë e fushatës #krijoO2tënd për të mbjellë pemë,pasi kjo sipas tij është mënyrame e mirë për ta bërë edukimin mjedisor pjesë simbolike të dashurisë së njeriut për të mbrojtur natyrë e përbashkët.

Në datën 1 mars ne kemi ditën e pemëve ku do t’u kërkojmë gjithë fëmijëve në gjithë Shqipërinë që të mbjellin një pemë që ta kenë gjatë gjithë jetës së tyre ta dinë se ku e kanë mbjellë, ta rrisin atë dhe ta kenë atë si një simbol që ne e duam natyrën, e duam Shqipërinë qëtë jetë e bukur dhe e pastër.

Blendi Klosi, Ministër i Turizmit dhe Mjedisit

Prandaj unë do të doja shumë që këto pemë që do të mbjellim ne sot dhe pemët që do mbjellim me 1 mars, çdo famile ose çdonjëri nga ju të mbjellë qoftë edhe një pemë të vogël, të kujdeset për të dhe kur të bëheni shumë të mëdhenj , të dini se ku është mbjellë pema juaj para shumë vitesh”, tha ministri Klosi.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gazetarja italiane arrestohet në Teheran

Gazetarja italiane arrestohet në Teheran