Paketa e qeverisë për krizën, opozita: Zero mbështetje konkrete, vetëm 50 mln euro me ndryshim buxheti! Ministrja: Janë 43 miliardë lekë

Në emër të Partisë Demokratike, deputetja Jorida Tabaku, në seancën e sotme plenare ka deklaruar se ndryshe nga sa deklaron Qeveria shqiptare nuk ka asnjë paketë antikrizë. Tabaku theksoi se nuk ka asnjë paketë të tillë me masa dhe mbështetje konkrete por janë 50 mln euro rutinë me ndryshim buxheti për të cilët nuk përfiton në mënyrë të qëndrueshme asnjë grup.

“Sa herë ka një krizë kjo qeveri fillon dhe ankohet. Nuk mund të ndodhë ndryshe edhe këtë herë. E ka fajin opozita për çdo gjë në këtë vend, edhe pse ka 8 vite në opozitë. Kryeministri flet për ndërtimet pa leje, sikur do t’i prishë këto ndërtime të lejuara po nga këto. Rama tha se këtë vit qeveria shqiptare nuk ka paketë por është ndryshim normal buxheti. E gjitha është 50 mln euro. Duhet t’i shpjegoj dikush këtij se indeksim lidhet me normën e inflacionit. Çmimet janë rritur nga 7.5% deri në 29% për disa produkte. Dhe rritjet janë si për mëshirë. Pse nuk diskutojmë sot për një paketë si të gjitha vendet e tjera. Gjermania ka bërë paketë mbështetëse 65 miliardë. Vende të tjera kanë vendosur çmim tavan për energjinë. A e dëgjuat të flasë për klubin e oligarkëve? A e dëgjuat të flasë për fermerët? Janë të gjitha politika normale! Vetë e pranoi që ‘NUK KA PAKETË’. Nuk përfiton në mënyrë të qëndrueshme asnjë grup! Si mund të rrisësh pagën minimale dhe të mos e ndihmosh biznesin që i shtohet një kosto shumë e madhe në kohë krize”, tha ajo.

Tabaku u shpreh se sot fatkeqësisht mbi 35% e familjeve shqiptare nuk e përballojnë dot çmimin e energjisë, ndërkohë që Qeveria nuk ka asnjë plan për sektorin energjetik.

“16.2% janë vjedhjet në rrjet. Sot flasim për energjinë elektrike të prodhuar në vend. 60% e energjisë elektrike është prodhuar nga privatët. Çfarë ka bërë qeveria shqiptare për diversifikimin e prodhimit të energjisë? Po një park fotovoltaik. Përsëri sot nuk diskutojmë asnjë alternativë. Sot diskutojmë përsëri sikur të jemi 8 vite më parë dhe sikur të kishim qeverisur ne këtë kohët e fundit. Askush nuk flet për kompanitë e karburanteve që janë përfituesit kryesorë të rritjes së çmimeve. Kemi një bord antikushtetuese që vendos çmimet. Sot diskutojmë për kafshatën. Bëhet fjalë për një rritje 500 lekë për pensionistët, për të kompesuar rritjen deri në 29% të produkteve të shportës. Kjo qeveri nuk kaa bërë asgjë për tu përballuar me krizat.”, tha ndër të tjera Tabaku.

Ndërkohë që në përgjigje të akuzave të Tabakut, ministrja e Financave Delina Ibrahimaj tha se është e pavërtetë se shifra është vetëm 50 milionë euro, por në fakt shkon në 43 miliard lekë deri tani. Sipas ministres kjo është paketa e duhur. Qeveria prezantoi sot atë që e quan paketën e dytë të rezistencës sociale, e cila vjen pas rritjes së pandalshme të çmimeve, jo vetëm të produkteve ushqimore, por edhe të karburantit dhe energjisë elektrike, qeveria ka prezantuar. Nga rritja e ndihmës ekonomike tek rritja e pagave, janë disa nga masat e ndërmarra nga qeveria për përballimin e rritjes së çmimeve. Paketa u prezantua nga kryeministri Edi Rama, bashkë me ministren e Financave Delina Ibrahimaj si dhe ministren e Energjisë Belinda Balluku.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:47
Akuzat e opozitës për paketën e qeverisë për krizën, Rama: Ja një faturë reale dhe konkrete! E vajtueshme kriza juaj e logjikës

Akuzave të qeverisë se paketa e qeverisë për krizën nuk është një lëvizje konkrete Rama i është përgjigjur me një faturë konkrete të publikuar në Twitter.K reu i qeverisë ka treguar nëpërmjet faturës sesa kushtojnë 800këh.

‘Ja një faturë reale, konkrete, aritmetikisht e pakontestueshme, që tregon se sa kushtojnë 800këh dhe se sa reale, konkrete, aritmetikisht e vajtueshme është kriza e thellë logjike e ulëritësve profesionistë, në politikë e në media’- shkroi Rama.

Fatura e publikuar nga Rama. 
Ora 14:57
Masat e qeverisë për rritjen e çmimeve, Partia e Lirisë: Nuk luftohet varfëria me ‘Paketë thërrimesh’! Vetëm indeksimi me ligj i pagave garanton të ardhura

 

Partia e Lirisë ka reaguar në lidhje me paketën e dytë anti-krizë të propozuar nga qeveria ditën e sotme. Duke cilësuar si ‘Paketë Thërrimesh’, sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushit tha se vetëm indeksimi me ligj i pagave garanton më shumë të ardhura dhe më shumë mirëqenie për punonjësit e administratës dhe familjet e tyre.

‘Pagat në administratën publike nuk janë rritur nga muaji mars i vitit 2017, përjashtuar pagat e arsimtarëve dhe të mjekëve.  Duke mos i rritur pagat për punonjësit e sektorit shtetëror apo duke i rritur në mënyrë të diferencuar Qeveria ka shkelur hapur parimin e përfitimit, që duhet të jetë i njëjtë për të gjithë.  Jo vetëm kaq, por Qeveria ka shkelur hapur edhe detyrimin e saj për të mbrojtur nivelin e jetesës së nëpunësve publikë në kushtet kur rritja abuzive e çmimeve ka ndikuar drejtpërdrejt në ekonomitë familjare, që e ka bërë koston e jetesës së përballueshme.

Nga viti 2017, kur pagat në administratë kanë ngelur njësoj, çmimet kanë kaluar vit pas viti në stratosferë. Referuar vetëm 8 muajve të fundit çmimet e artikujve ushqimorë janë rritur progresivisht, duke kapur nivele dyshifrore:

  • 6.7% rritje në janar
  • 6.9% rritje në shkurt
  • 9.5% rritje në mars
  • 9.9% rritje në prill
  • 11.4% rritje në maj
  • 12.6% rritje në qershor
  • 13.3% rritje në korrik.

Në kushtet kur çmimet e larta kanë rritur ndjeshëm nivelin e varfërisë në vend dhe po rrënojnë si kurrë më parë ekonomitë familjare, miratimi sa më parë i nismës së Partisë së Lirisë për indeksimin me ligj të pagave, jo vetëm do të garantonte qëndrueshmërinë e të ardhurave të punonjësve të administratës por do të jetë edhe një masë tepër efektive për përballimin e kostove të larta të jetesës.

Në thelb të propozimit të Partisë së Lirisë qëndron:

Rritja e pagës për administratën çdo vit në datën 1 korrik, duke marrë për bazë rritjen reale ekonomike të vitit paraardhës.

Indeksimi i pagës për administratën çdo vit duke marrë për bazë ndryshimin e Indeksit të Çmimeve të Konsumit.

Rritja e pagës minimale të bëhet çdo vit në datën 1 korrik, duke marrë për bazë rritjen reale ekonomike të vitit paraardhës.

Indeksimi i pagës minimale në shkallë vendi të bëhet çdo vit në bazë të ndryshimit të Indeksit të Çmimeve të Konsumit.

Rritja reale dhe indeksimi i pagave, sipas projektligjit të depozituar në Kuvend nga Partia e Lirisë do të sjellë efekte tepër pozitive ekonomike dhe sociale të qëndrueshme sepse:

Mbron punonjësit nga rritja e çmimeve.

Nuk lejon uljen reale të pagës dhe si rrjedhim të fuqisë blerëse.

Nxit rritjen e konsumit dhe ndikon pozitivisht në rritjen ekonomike.

Mundëson rritjen e të ardhurave nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore duke mundësuar përmirësimin e bilancit. Ul korrupsionin. Partia e Lirisë, si avokate dhe mbrojtëse e flaktë e interesit qytetar, i bën thirrje Kuvendit ta shqyrtojë menjëherë dhe ta votojë me unanimitet këtë projektligj të rëndësishëm, që mbron qytetarët nga varfëria. Administrata publike është lodhur nga mashtrimet dhe "thërrimet" që u ndan Qeveria, që ka pesë vite që nuk ka nxjerrë një vendim në interes të tyre! I bëjmë thirrje të gjithë punonjësve dhe nëpunësve të administratës publike të vrasin frikën dhe të kërkojnë me guxim miratimin e ligjit të propozuar nga Partia e Lirisë, e vetmja nismë konkrete që ju garanton më shumë të ardhura dhe më shumë mirëqenie për ta dhe familjet e tyre!’- tha Blushi.

Ora 13:35
Grida Duma: Më çmimin e ri kush paguan sot mbi 7600 lekë do të paguajë 4.4 herë më shumë! Rama përgënjeshtron

Deputetja e PD, Grida Duma, thotë se me çmimin e re të energjisë shqiptarët që më parë kanë paguar mbi 6100 lekë tashmë do të pagujnë 4.4 herë më shumë.

“Nëse shpenzoni më shumë se 7,600 lekë në muaj energji, fatura shtesë do të jetë 4.4 herë më e lartë! Të gjithë ata që normalisht në dimër shpenzojnë më shumë se 800 kë energji, që i korrespondon një fature prej 7,600 lekësh në muaj, do ta paguajnë energjinë shtesë shumë më shtrenjtë.” Ky është vendimi i qeverisë, e cila pretendon që kjo prek vetëm 3 % të qytetarëve.  Duke parë faturën dhe shpenzimin tuaj, mendoni që ju prek ky vendim dhe kjo rritje?  Nëse po, komentoni”, ka shkruar në facebook Duma.

Ndërkohë që i është përgjigjur menjëherë Kryeministri Rama. Në një postim në Tëitter ai shkruan se nuk janë të vërteta shifrat që jep Duma. Sipas tij bëhet fjalë për faturat që tani shkojnë mbi 9100 lekë që nëse do të harxhojnë njëjtë pas 1 tetorit do ta paguajnë me çmimin real 42 lekë

“Komenti im është ky: 7X7 nuk bëjnë 42 dhe 800këh energji nuk prodhojnë një faturë mujore 7.600 lekë, por një faturë 9.120 lekë! Kush do të harxhojë më shumë, për çdo kë mbi 800-ën  nuk do të paguajë çmimin e mbrojtur 9.5 lekë me TVSh, po çmimin real 42 lekë me TVSh.  Sot janë vetëm 4% e konsumatorëve që shpenzojnë mbi 800këh dhe marrin 19% të konsumit energjetik të familjeve! Ne besojmë se kjo masë do të nxisë kursimin e nga ana tjetër do t'i detyrojë më të pasurit të paguajnë më shumë, në këtë kohë krize kur ata janë edhe më pak të prekurit”, shkruan Rama.

Në fakt duhet thënë përvecc faktit që nuk kemi të bëjmë me një faturë 6100 por mbi 9100 por edhe 4.4 herë më shumë është një shifër jo e saktë sepse me ccmimin e ri do të paguhet vetëm kilovatët që kalojnë 800. Për shembull nëse një  një familje që konsumon 900 kilovat paguan 9.5 lekë për kilovat pa TVSH ose 8550 lekë. Kësaj shume i shtohet edhe TVSH-ja 20%, dhe çmimi total i faturës arrin 10.260 lekë.  Me vendosjen e fashës vlera e faturës ndryshon. Konsumatori familjar për 800 kilovat do të paguaj 9.5 lekë për kilovat plus 20% TVSH, në total 9120 lekë.  Ndërsa për 100 kilovatët e tjera do të paguaj 42 lekë për çdo kilovat, të cilat do të kushtojnë 4200 lekë pa TVSH ose 5,040 lekë me TVSH. Me këtë fashë një faturë me konsum 900 kilovat nuk do të kushtojë më 10.260 lekë me TVSH por 14160 lekë me TVSH.

Ora 12:04
Ministrja e Financave-opozitës: Do i dëgjojmë akuzat tuaja përderisa nuk dini as të lexoni e as të dëgjoni

 

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj i është përgjigjur deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku në lidhje me akuzat e kësaj të fundit ndaj qeverisë për paketën e dytë të rezistencës sociale.

‘Këtë refren akuzash do të dëgjojmë sa kohë që ju nuk dini as të lexoni as të dëgjoni. Flisni për shifra mbështetëse që nuk e di se ku I gjeni, por shifra është 43 mlrd lekë deri tani. Do ta shihini që me paketën që kemi marrë është e duhura. Qytetarët shqiptarë janë mësuar më gënjeshtra tuaja, që jeni mësuar me ulje taksash e rritje rrogash, ku matematika e thjeshtë nuk u del.’- u shpreh Ibrahimaj.

K.T./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • era: 08/09/2022 19:12

    ilir floriri kot del e ben deklarata se digon nieri

    Përgjigju
  • abi: 08/09/2022 19:10

    like me haidut se lupeni

    Përgjigju
  • Koli: 08/09/2022 16:17

    O like po pse mo ca je tu bo ti ose cdo boje ti ?? Rama ka bo plot e po vazhdo ti lere aktive paketat e rezistences sociale

    Përgjigju
  • Blerim: 08/09/2022 16:15

    Qe jeni hajdut e non grata kete e dim por te ishit qorrr e shurrdh nuk e dija???? shif idjot e kupto se paketat qe kane qene ne mbeshtetje te popullit kam dhene nje efekt pozitiv e po vazhdojne te jene aktive

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave