Paketa Anti-krizë e qeverisë, Basha: Tallje me lëmosha! Rama bën sikur ndihmon, por programon më shumë taksa

Paketa Anti-krizë e qeverisë, Basha: Tallje me lëmosha! Rama bën sikur ndihmon, por programon më shumë taksa

Kreu i PD-së, Lulzim Basha

TIRANË- Paketën e Rezistencës Sociale kundër pasojave të luftës, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka quajtur një tallje e qeverisë me qytetarët, që sipas tij nuk bën gjë tjetër, përveç i zhyt më tepër në mjerim. Basha thotë se ajo që përmban paketa është lëmoshë për qytetarët dhe jo një ndihmë e vërtetë.

Ndërkohë, kryedemokrati ka risjellë në vëmendje propozimet e tij, për të cilat thotë se i japin një zgjidhje krizës, ku kërkon heqjen e taksës së qarkullimit, ose siç ai e quan 'taksa Rama', ngrirja e akcizës apo takave të tjera si edhe TVSH 6% për ushqimet.

"Edi Rama vazhdon të tallet me qytetarët me gjoja paketa shpëtimi. Është e njëjta skemë siç bëri në kohën e pandemisë, ku shumica dërmuese e shqiptarëve u zhyten në mjerim. Qeveria ka parashikuar të shpërndajë lëmoshë tek grupe të kufizuara, që po mbijetojnë, kur në fakt rritja e çmimeve prek të gjitha shtresat dhe do të zhysë në varfëri qindra mijëra familje. Zgjidhje ka. Ia kemi propozuar kohë më parë ku i kërkuam të marrë masa. Sepse shqiptarët janë aq të varfër sa nuk i përballojnë dot kostot shtesë për të përmbushur nevojat bazë.

Mjafton të shohësh vendet fqinje për të kuptuar se ka zgjidhje që ndihmojnë të gjithë qytetarët. Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar ligjin për uljen e akcizës për karburantet dhe Tatimit mbi Vlerën e Shtuar nga 18 në 10 %. Po kështu ka vendosur për uljen e TVSH-së për ushqime bazë nga 5 në 0 %. Por ndërkohë që bën sikur po ndihmon qytetarët, në këtë kohë krize qeveria po programon më shumë taksa; do rikthejë taksën për Biznesin e Vogël dhe një sërë taksash të tjera që do ta rëndojnë edhe më shumë gjendjen. Me lëmoshë nuk zgjidhet kriza, ajo vetëm thellohet më shumë", tha Basha.

Më herët, Lulzim Basha njoftoi u propozonte deputetëve të tij për të kërkuar një mocion me debat në Kuvend për rritjen e çmimeve, ndërkohë i ka bërë thirrje edhe kryeministrit Edi Rama që të marrë për bazë propozimet e tij. 

Propozimet e Lulzim Bashës
1.Të hiqet taksa e qarkullimit
2. Ngrirja e taksave si akciza apo e taksave të tjera
3. TVSH 6% për ushqimet
Paketa qeverisë
1.    36 milionë $ për indeksimin e pensioneve (637,542 përfitues)
2.    Kompensim i rritjes së çmimeve të shportës për 3 muaj (434 mijë  përfitues)
3.    14 milionë $ mbështetje për fermerët me naftë pa taksa (+ 5 milionë $)
4.    5 milionë $ mbështetje për të gjithë qytetarët që përdorin linjat urbane, qytetase dhe ndërqytetase
5.    Nga muaji prill:
-    Zero taksë për pagat deri në 40 mijë
-    Përgjysmim takse mbi pagat deri në 50 mijë lekë 
-    Ulje e taksës mbi pagat nga 150 deri në 200 mijë lekë
6.    Paga minimale rritet në 32 mijë lekë
7.    200 milionë $ financim i mburojës së çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë dhe biznesin e vogël

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • adi: 14/03/2022 13:09

    a mund te me sqaroje njeri se ke perfaqson ky tipi qe flet?!

    Përgjigju
    • Plaku: 14/03/2022 13:19

      Ku t'a dime ne kur as ai vet nuk e di?!

  • Loran shehu: 14/03/2022 12:47

    O legen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale