Paketa e Rezistencës Sociale, Ibrahimaj: Kemi ridimensionuar buxhetin, do të mbështesim kategoritë më të ekspozuara ndaj rritjes së çmimeve

Ministria e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha se Paketa e Rezistencës Sociale ka ridimensionuar buxhetin e shtetit, pasi qeveria ka zgjedhur që në këtë periudhë të vështirë në të cilën ndodhet shqiptarët, të mbrojë kategoritë më të ekspozuara nga pasoja e rritjes së çmimeve.

Ajo tha se qeveria mbështet njerëzit që protestojnë për të drejtat e tyre, por jo ata të cilët e shohin protestën si profesion.

“Ka njerëz që e kanë protestën profesion. Ne mbështesim ata që kanë dalë për një të drejtë. Do ju prezantoj masat që kemi marrë. Ne kemi mbështetur energjinë dhe ushqimin.

Ne do të indeksojmë pensionet me 3.3%, sipas ligjit ajo bëhet me mesataren e vitit të kaluar, por ajo ishte 2,4%. Ne vendosëm të marrim mesataren e shkurtit, është 1 miliardë lekë më shumë.  

Do të mbështesim rreth 570 mijë persona me 3 mijë lekë të reja në muaj për 3 muaj. Kemi disa kategori të veçanta që do të mbështesim, me aq sa e kemi mundësinë. Ne do të mbështesim personat me pension invaliditetit, pensionet familjare, pensionistët që marrin më pak se paga minimale, që është edhe numri më i madh, të gjithë pensionistët e vetmuar. Do të mbështesim të gjitha familjet në ndihmë ekonomike, persona t me aftësi të kufizuara, të verbëritë dhe kategorinë e paraplegjikë, tetraplegjikë.

Do të mbështesim edhe të gjithë fermerët, sepse ajo kategori që preket më shumë janë pikërisht fermerët, 1,45 miliardë lekë. Do të mbështesim transportin publik, do të ruajmë çmimin e biletës, që kriza mos të na japë efekt në buxhetin familjar.

 Nga prilli paga minimale rritet me 2 mijë lekë. Kjo është një paketë e cila e ridimensionoj komplet buxhetin, kemi prerë shpenzime. “, tha ajo.


Lajmi kryesor:

Rama: Protestat kundër çmimeve i shërbejnë Rusisë! I dimë kush janë ato që u paguajnë autobusëve atyre nga rrethet! Në faturën e dritave edhe çmimin real i energjisë


J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale