TIRANË- "Turp kombëtar" i ka quajtur kryeministri Edi Rama protestat në Tiranë dhe në rrethe që sipas tij i shërbejnë vetëm Rusisë. Në takimin që pati me pensionistë, ku i prezantoi 7 pikat e paketës së Rezistencës Sociale, Rama tha se thirrje që dëgjoi në protesta "poshtë komunizmi" është një fyerje për të gjithë ata që kanë vuajtur realisht nga ajo kohë, e që nuk ka asnjë krahasim me atë që është panorama, teksa i mëshoi akuzave të tij, që ata që dalin në shesh nuk janë popull, por të nxitur nga " njerëz që nuk njohin turpin'. Me këtë deklaratë, Rama la të nënkuptuar se këto njerëz janë Sali Berisha dhe Ilir Meta, që paguajnë autobusët me naftë për të sjellë qytetarët nga e gjithë Shqipëria pikërisht për të protestuar për çmimin e naftës.

" Kush i paguan autobusët e naftës për njerëzit që protestojnë për naftën, i paguajnë ata që vijnë me dy gishta këtu? Kush  janë ata ne i dimë shumë mirë kush janë, turp edhe për ata që e mbështesin atë protestë. Kjo protestë është një protestë që shëmton Shqipërinë", tha Rama ndë të tjera.

Përballë pensionisteve, Rama ua bëri të qartë se nuk do të ulet taksa e karburantit, kjo sepse do të ndikonte në rritje të çmimit të energjisë, që që sipas tij nuk do e lejojë kurrsesi që pasojat të mos bien në xhepat e familjarëve. Në fund, pati edhe një mesazh për protestuesit.

"Atyre që dalin atje t'ua çojmë faturën reale dhe t'u themi paguajini, atëherë do iu dukej pompa e karburanti si biberon qumështi që do e thithnin me kënaqësi të madhe dhe s'do bënin asnjë fjalë", përfundoi Rama  duke njoftuar se do të ketë ndryshime në faturë e dritave.

"Në faturë do të vendoset edhe çmimi real që të kuptoni se sa paguan shteti", tha Rama.

Dy ditë më parë, kreu i qeverisë prezantoi planin me 7 pika, paketën e Rezistëncës Sociale kundër pasojave ekonomike që do të sjellë lufta. Kjo paketë, për kryeministrin, është tregues që qeveria nuk i braktis ato që kanë nevojë në ditë të vështira.

1.    36 milionë $ për indeksimin e pensioneve (637,542 përfitues)
2.    Kompensim i rritjes së çmimeve të shportës për 3 muaj (434 mijë  përfitues)
3.    14 milionë $ mbështetje për fermerët me naftë pa taksa (+ 5 milionë $)
4.    5 milionë $ mbështetje për të gjithë qytetarët që përdorin linjat urbane, qytetase dhe ndërqytetase
5.    Nga muaji prill:
-    Zero taksë për pagat deri në 40 mijë
-    Përgjysmim takse mbi pagat deri në 50 mijë lekë 
-    Ulje e taksës mbi pagat nga 150 deri në 200 mijë lekë
6.    Paga minimale rritet në 32 mijë lekë
7.    200 milionë $ financim i mburojës së çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë dhe biznesin e vogël

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:15
Rama: Po t'u çonim faturën reale të dritave atyre që protestojnë, do u duket pompa e karburantit si biberon që do e thithnin me kënaqësi e s'do bënin asnjë fjalë

 

Protesta ka qenë kryefjalë e deklaratës së kryeministrit Edi Rama ku tha se qeveria e tij ka marrë masa që çmimi i energjisë të mos rritet dhe të shkojë deri te fatura e familjarit, teksa pati një mesazh për protestuesit.

"Atyre që dalin atje t'ua çojmë faturën reale dhe t'u themi paguajini, atëherë do iu dukej pompa e karburanti si biberon qumështi që do e thithnin me kënaqësi të madhe dhe s'do bënin asnjë fjalë, shkoni pyesni në Kosovë dhe nuk është kritikë ndaj qeverisë së Kosovës dhe nuk kishin asnjë shans përveç se rritjes së çmimit, dhe fatura te ne nuk ndryshon", tha Rama.

Ora 12:14
Paketa e Rezistencës Sociale, Ibrahimaj: Kemi ridimensionuar buxhetin, do të mbështesim kategoritë më të ekspozuara ndaj rritjes së çmimeve

Ministria e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha se Paketa e Rezistencës Sociale ka ridimensionuar buxhetin e shtetit, pasi qeveria ka zgjedhur që në këtë periudhë të vështirë në të cilën ndodhet shqiptarët, të mbrojë kategoritë më të ekspozuara nga pasoja e rritjes së çmimeve.

Ajo tha se qeveria mbështet njerëzit që protestojnë për të drejtat e tyre, por jo ata të cilët e shohin protestën si profesion.

“Ka njerëz që e kanë protestën profesion. Ne mbështesim ata që kanë dalë për një të drejtë. Do ju prezantoj masat që kemi marrë. Ne kemi mbështetur energjinë dhe ushqimin.

Ne do të indeksojmë pensionet me 3.3%, sipas ligjit ajo bëhet me mesataren e vitit të kaluar, por ajo ishte 2,4%. Ne vendosëm të marrim mesataren e shkurtit, është 1 miliardë lekë më shumë.  

Do të mbështesim rreth 570 mijë persona me 3 mijë lekë të reja në muaj për 3 muaj. Kemi disa kategori të veçanta që do të mbështesim, me aq sa e kemi mundësinë. Ne do të mbështesim personat me pension invaliditetit, pensionet familjare, pensionistët që marrin më pak se paga minimale, që është edhe numri më i madh, të gjithë pensionistët e vetmuar. Do të mbështesim të gjitha familjet në ndihmë ekonomike, persona t me aftësi të kufizuara, të verbëritë dhe kategorinë e paraplegjikë, tetraplegjikë.

Do të mbështesim edhe të gjithë fermerët, sepse ajo kategori që preket më shumë janë pikërisht fermerët, 1,45 miliardë lekë. Do të mbështesim transportin publik, do të ruajmë çmimin e biletës, që kriza mos të na japë efekt në buxhetin familjar.

 Nga prilli paga minimale rritet me 2 mijë lekë. Kjo është një paketë e cila e ridimensionoj komplet buxhetin, kemi prerë shpenzime. “, tha ajo.

Ora 11:55
Rama: Kemi 20 mijë ton grurë të kontraktuara në Serbi, le ta tregojë sot se sa vlen Ballkani i Hapur për ata

Një ditë më parë Rama tha se do të negocionte me Serbinë për të marrë grurë të kontraktuar më parë përmes Ballkanit të Hapur, ndërsa sot e sfidoi Serbinë duke thënë se ky është rasti për të treguar se sa vlen për të "Ballkani i hapur".

“Të gjitha vendet po i mbyllin kufijtë, siç bënë me pandeminë. Kemi kompanitë tona të grurit dhe kanë 20 mijë ton të kontraktuara në Serbi dhe ne duam ta hapim këtë rrugë me diplomaci. Me Ballkanin e Hapur pra. Nëse vlen diçka kjo nismë, ja vlen tani. Ta tregojnë edhe ata, ta tregojë Serbia që janë po kaq seriozë për Ballkanin e Hapur, le ta hapin” tha Rama.

Ora 11:36
Protesta e qytetarëve, Rama: Të thuash sot 'poshtë komunizmi', fyerje për ata që e kanë përjetuar vërtetë

 

Kryeministri Edi Rama ka komentuar thirrje që janë bërë gjatë protestës "poshtë komunizmi". Një deklaratë e tillë, sipas tij në këto kohë është një fyerje për të gjithë ata që kanë vuajtur realisht.

"Të thuash sot poshtë komunizmi do të thotë të fyesh ato që kanë jetuar vërtetë në komunizëm. Nëse situata nuk do stabilizohet, va do bëhemi vendi më qesharak i vendit, ku janë jelekverdhët në Francë, nuk dalin se protestuesit i kanë dhënë kohë kohës dhe respektojnë viktimat, se e kuptojnë që vendi i tyre është futur në një luftë dhe efektet e çmimeve s'janë vetëm te vendet që kanë vendosur sanksionet Rusisë, Turqia, ja atyre i është rritur çmimi i energjisë", tha Rama.

Ora 11:29
Protestat për rritjen e çmimeve, Rama: Vetëm Rusisë mund t’i pëlqejnë në këtë kohë lufte

Kryeministri Edi Rama tha se në një kohë kur bota proteston kundër agresionit rus në Ukrainë, shqiptarët dalin nëpër protesta që mund t’i pëlqenin Rusisë.

Kjo pasi sipas tij sfida me të cilën po përballet Shqipëria dhe që qeveria shqiptare po punon çdo ditë për minimizimin e pasojave të saj, është më pak e rëndë se ajo me të cilën po përballem Ukraina.

“Ca do bëjmë nëse kjo vazhdon me muaj dhe vite? Do dalim të hamë njeri-tjetrin në rrugë? Si mund të jemi i vetmi vend që protestojmë për rritjen e çmimeve, kur e njëjta situatë është në të gjithë botës si pasojë e luftës? Bota del proteston kundër Rusisë, ndërsa këtu bëhet një protestë që mund t’i pëlqej Rusisë.  Si mund të jemi ne kaq pa dinjitet, pa karakter, pa moral që ndërkohë që qeveria e kësaj republike ka muaj të tërë që po financon nga buxheti i vet faturën e energjisë dhe sapo shfaqen shenjat dhe unë dalë dhe them brenda javës që do kemi paketë mbështetëse këta dalin prapë. Kjo protestë po fyen kombin shqiptar. Shqiptarët nuk janë kaq të lidhur me zorrët, ndërkohë që të tjerët po lënë jetën dhe po shkatërrohen totalisht. Ne jemi vend i NATO-s, ne nuk e kemi nisur këtë luftë, nuk e kemi zgjedhur, por jemi vend i NATO-s . Ky është minimumi i sakrificës që mund të bëjmë, ndërkohë që qeveria do bëjë gjithçka për të mbështetur njerëzit me transparencë. Ca kërkojnë që protestojnë me makina x5? Po kush i paguan taksat? Pensionistët? Jo pensionistët paguajnë vetëm faturën e energjisë. Zgjidhja është shumë  thjeshtë nëse ulet taksa e karburantin do të rritet ajo e energjisë. Ose do t’iu paguajmë ne diferencën e biletës ose do të heqim taksën e naftës për ata që dalin atje me mikrofon.”, tha Rama.  

Ora 11:24
Protesta për rritjen e çmimeve, Rama: Kush i paguan autobusët me naftë për të sjellë qytetarët të protestojnë për rritjen e naftës? Ata me dy gishta?

Kryeministri Edi Rama vijon ta cilësojë protestën e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve si turp dhe thekson se pas tyre fshihen 'ata njerëz që nuk njohin turpin'. Rama madje ka hedhur akuza se janë pikërisht këto njerëz, duke lënë të kuptohen se po organizohen nga Berisha, që paguajnë autobusët me naftë për të sjellë qytetarët nga e gjithë Shqipëria pikërisht për të protestuar për çmimin e naftës.

"Protesta më të çartuar që mund të bëjë një parti politike nuk i kemi trajtuar me mungesë respekti, por kjo është turp. Kjo është një turp i pashoqë i të gjitha tyre që nxisin që nuk kanë turp dhe ju i njihni mirë që kush janë dhe keqardhje për ata që i sjellin nga të katër anët e Shqipërisë me autobusë të paguar nga kush? Kush i paguan autobusët e naftës për njerëzit që protestojnë për naftën, i paguajnë ata që vijnë me dy gishta këtu? Kush  janë ata ne i dimë shumë mirë kush janë, turp edhe për ata që e mbështesin atë protestë. Kjo protestë është një protestë që shëmton Shqipërinë", tha Rama.