Pas shpalljes së paketës së rezistencës nga qeveria të enjten, deputeti i Partisë Sociaiste Erion Braçe ka shfaqur pakënaqësitë për faktin se zjarrfikësit nuk do të përfitojnë rritje page.

“Po Zjarrfikësit?! Po Rrogat E Tyre?! Shumë mirë që rriten rrogat e punonjësve të policisë së shtetit; Shumë mirë që rritën rrogat e punonjësve të policisë së burgjeve; Më herët gjatë vitit u rritën rrogat e ushtarakëve të forcave të armatosura; Po rrogat e zjarrfikësve, pse jo? Është puna më e vështire, më e rëndë e më e rrezikshme që pashë këtë verë; Ata djem e burra duhet të jenë të siguruar, të mirëpaguar e të sigurt për familjet e tyre”, shkroi Braçe në Facebook.

Qeveria miratoi dje paketën e dytë të rezistencës sociale, më konkretisht:

PAKETA E DYTË E REZISTENCËS SOCIALE

NDIHMA EKONOMIKE rritet me 10% për familjet në nevojë, e konkretisht për gratë kryefamiljare me dy fëmijë dhe për personat mbi 65 vjeç pa pension pleqërie e social. Për këtë rritje fondi do jetë 236 mln lekë për këtë vit dhe për vitin e ardhshme do shpenzohen 944 mln lekë. Përfitojnë 64 mijë qytetar.

PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUAR, rritet pagesa me 7.5%, me kosto për vitin 2022 në vlerën 188 mln lekë, dhe për vitin 2023 kostoja është 752 mln lekë.

MBËSHTETJE SHTESË PËR ENERGJINË ELEKTRIKE PËR PARA-TETRAPLEGJIKËT dhe të verbëritë me 31 milionë lekë për shtator-dhjetor 2022, dhe për vitin që vjen do të jepen 123 mln lekë, përfitojnë 11,411 persona.

PAGAT NË SEKTORIN PUBLIK: Për periudhën Shtator -Dhjetor 2022 do të rritet me 7% për 41 mijë punonjës të administratës, dhe më një kosto për buxhetin e shtetit 713 mln Lekë. Për Policisë e Shtetit paga do të rritet 5560 lekë/muaj për 10,800 punonjës. Për punonjësit e Policisë së Burgjeve paga do të rritet me 10,548 Leke/Muaj për 3,600 punonjës. Ndërsa për punonjësit e administratës paga do të rritet 5,000 Lekë/Muaj për 20 mijë punonjës.

PAGA MINIMALE: Rritet me 7% paga rritje e pagës minimale, 34 mijë Lekë +13%, +3,500 Lekë rritja neto nga fillimi vitit 200 mijë punonjës