Paketa turistike, Klosi: Rajoni, ofertë e përbashkët në tregun e turizmit botëror

Paketa turistike, Klosi: Rajoni, ofertë e përbashkët në tregun e turizmit botëror

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi në takim me operatorët e huaj

Për herë të parë 84 tur operatorë nga 46 vende të botës janë mbledhur në Tiranë për të blerë paketa turistike nga tur operatorët shqiptarë. Shiritin e përurimit të këtij takimi biznesi, e preu ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi. Në fjalën e tij për tur operatorët e pranishëm, Ministri Klosi tha se viti 2018 do të jetë një bum zhvillimesh turistike pasi interesi i biznesit lokal dhe ndërkombëtar është shumë i madh për të krijuar struktura të reja turistike në Shqipëri.

Kreu i Turizmit dhe Mjedisit u shpreh se politikat e qeverisë shqiptare synojnë të kapërcejnë sezonin turistik brenda vitit kalendarik duke realizuar kontrata afatgjata të dekadës së re turistike për vendin tonë. Ministri Klosi vlerësoi rëndësinë e takimeve ku oferta shqiptare kombinohet drejtpërsëdrejti me ofertat e shteteve fqinje duke prezantuar rajonin si një ofertë të përbashkët në tregun e turizmit botëror.

Ndërsa politikat e qeverisë shqiptare për investimin në fushën e turizmit dhe diversifikimin e ofertës turistike do të synojnë që Shqipëria të mos jetë në tregun rajonal të turizmit vetëm si destinacion i detit dhe i rërës. Në takimin e biznesit tur operatorët shqiptarë paraqitën potencialin e Shqipërisë nëpërmjet paketave turistike. Takimi, i pari i këtij lloji në vendin tonë për nga dimensionet, shënon ngritjen e siparit të një turizmi hyrës në Shqipëri.

Është një ditë e veçantë pasi 84 tur operator nga 46 shtete të ndryshme të botës afrohen në Shqipëri për të parë të gjitha mundësitë për të zhvilluar turizmin në Shqipëri, por jo duke e parë atë të shkëputur por duke e parë në tregun rajonal ballkanik. Për ne si Ministri e Turizmit kjo është një ditë shumë e rëndësishme pasi ka një bashkëpunim të drejtpërdrejtë të ofertës shqiptare në koordinim me ofertën që vjen nga Serbia, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia duke e përputhur me një nga politikat tona më të forta, ato të paraqitjes së rajonit për turizmin botëror si një të tërë. Falenderoj shumë Sky tours e cila bëri të mundur që në këto dy ditë bashkëpunimi dhe shkëmbimi eksperiencash të ketë një kombinim shumë herë më të mirë të mundësive që ka Shqipëria për të ofruar turizmin elitar. Në takimin e sotëm ne shprehëm të gjitha politikat qeveritare për investimet në fushën e turizmit dhe diversifikimin e ofertës turistike. Ndihem shumë mirë që viti 2018 në Shqipëri do të jetë si asnjëherë tjetër me një bum shumë të madh zhvillimesh turistike dhe ofrimit të turizmit dhe po ashtu kuptoj nga gjithë biznesi lokal dhe ai ndërkombëtar interesin shumë të madh për të krijuar struktura të reja turistike në Shqipëri, të cilat për momentin janë problemi ynë më i madh. Padyshim është një risi e cila ka ndodhur në përmasa më të vogla po në një grup kaq të madh është hera e parë dhe ne ndihemi shumë mirë që tashmë nga shumë vende të botës ka një interes shumë herë më të madh për burimet e pashtershme turistike që Shqipëria ka. Do të doja shumë që ky vit të vazhdojë me politika që nuk shkojnë më vetëm brenda vitit kalendarik dhe sezonit turistik, por do të shkojnë në kontrata afatgjata në kontrata të dekadës së re turistike të vendit tonë. Ajo që ne vazhdojmë të kërkojmë me forcë është promovimi i agro-turizmit, promovimi i sajteve kulturore, promovimi i politikës sonë të 100 fshatrave pasi Shqipëria nuk do të duhet të jetë në tregun rajonal të turizmit vetëm si turizëm i detit dhe i rërës, por duhet padyshim të jemi shumë më të fortë në prezantimin e burimeve tona turistike

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BILO heqimi nje nga VRASESIT .: 11/04/2018 14:05

    Bilbil KLOSI u ngjall DHE u be BLENDI KLOSI PO me shume autoritet pa LLAFE , me buzet tere lezet DHE ME qerre me kismet te DHURUARA per Nipin.BEJ QEJF O KOMUNIST I XHAXHIT SE POLITIKA ( JOVETEM NE albanisti ESHTE BIZNES POR EDHE ameriqi valon e njejta gje pa me te VOGLIN ndryshim.KA SHKOLLA PER POLITIK DHE PER KORRUPSION KETU ?? DUA TE RREGJISTROJ VAJZEN NE VIT TE KATERT PER MAGJISTRATURE .TEKSTET KANE AUTOR :- ILIR MONIKA META ( KOKEMADHI, RAMA EDVIN SHALGJATI , SALI BERISH HUNDGRROLE, FATOS GREQI NANO , GRAMOZ TAHIR RUCI ). AUTORE LIBRAT E TE CILEVE JANE PERKTHYER NE DISA GJUHE TE BALLKANIT TE AMERIKES LATINE DHE DO CMOHEN NE FESTIVALIN E KANES DHE TE LUMIT GJANICA FIER .SPONSOR JANE VRASESIT BILO HEQIMI BEN BORICI , VILA KUCI NE HAVALEJAS .EMAIL.DREJTESI.& PIKANEKOK.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja