Pakicat shkojnë në Kushtetuese
për vendet e rezervuara në Kuvend
Përfaqësuesit e pakicave në Kuvendin e Kosovës kanë vendosur t'i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar interpretim kushtetues për vendet e rezervuara për minoritetet në Kuvendin e Kosovës.
PRISHTINE - Përfaqësuesit e pakicave në Kuvendin e Kosovës kanë vendosur t'i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar interpretim kushtetues për vendet e rezervuara për minoritetet në Kuvendin e Kosovës.
Kështu, pakicat po pretendojnë se s'kanë përfunduar dy mandatet e parapara në Kushtetutë, meqë mandati ishte ndërprerë një vit para kohe.
"Deputetët e pakicave kanë nënshkruar një kërkesë përmes të cilës të hënën do t'i drejtohen Gjykatës Kushtetuese që të sqarojë nëse ka skaduar mandati ëpr vendet e rezervuara. Do të dërgojmë këtë çështje në Gjykatë pasi ka dilema nëse ka përfunduar apo jo këto mandate", ka thënë Zëvendëskryeministri Sllobodan Petrovic për televizionin publik.
Edhe Ministri tjetër në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashic ka thënë se vazhdimi i mandateve të rezervuara edhe për një mandat për pakicat shkon në të mirë të Kosovës dhe integrimit në BE.
“Konsideroj që kjo do të shkonte në të mirë të Kosovës, në të kundërtën në vend që të përshpejtojmë afrimin me BE’në, në këtë formë po shkojmë larg e më larg saj, e besoj se ky nuk është qëllimi as i partive në pozitë as i atyre në opozitë”, ka deklaruar Rasic.
Ai ka thënë se opsioni i fundit është braktisja e institucioneve nëse nuk i vazhdohet edhe për një mandat vendet e rezervuara për pakicat në Parlament, shkruan Express.
Sidoqoftë, gjatë ditës, edhe Këshilli Konsultativ për Komunitete që funksionon në kuadër të Zyrës së Presidentes, i ka dhënë përkrahje vazhdimit të mandatit të vendeve të rezervuara.
"Gjithashtu në mbledhjen e sotme Këshilli i dha përkrahje kërkesës së deputetëve të komuniteteve jo shumicë për vazhdimin e vendeve të rezervuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës", thuhet në njoftimin e Këshillit Konsultativ për Komunitete.
Deri më tash vetëm Qeveria dhe një pjesë e PDK'së dhe AKR'së kanë dalë pro vendeve të rezervuara për pakicat në Kuvendin e Kosovës. Derisa LDK dhe Vetëvendosje kanë thënë se s'ka më asnjë arsye t'iu vazhdohet edhe për një mandat vendet e rezervuara për pakicat në Parlament.
Edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë kanë kërkuar nga partitë politike mirëkuptim për vazhdimin e vendeve të rezervuara për pakicat.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.6%
-
Jo
49.5%
-
Jam i/e dyzuar
7.9%
Vota total: 2260
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nxitimi mund t'ju çojë në gabime... çfarë kanë rezervuar yjet për sot
30 Janar, 07:14
-
Mero Baze: Ditën imiton Trumpin, natën ëndërron Ramën
30 Janar, 07:01
-
Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë
29 Janar, 23:01
-
Champions League/ Man. City fitore ‘me zemër’, turpërohen Milan e Juventus! Liverpool e mbyll në krye, skuadrat e kualifikuara në 1/8 dhe play-off
29 Janar, 22:58
-
Administrata amerikane po shqyrton dëbimin e parakohshëm të emigrantëve nga Venezuela
29 Janar, 22:58
-
Zbulohet shtëpia e barit në Spanjë, në pranga 3 shqiptarë, momenti kur policia thyen derën (VIDEO)
29 Janar, 22:54
-
Nisma e Berishës për njohjen e vetëm dy gjinive, shpërthen Valteri: Nuk di ç'thotë, ligji njeh vetëm 2 gjini! Meçe: Do t'i bjerë në sy Trump, për non-gratën
29 Janar, 22:53
-
Trump pezullon fondet amerikane, Meçe: Nuk do ketë ndikim në punën e SPAK! Çaça: Do preken OJQ-të! Valteri: Për 90 ditë do shqyrtohen nëse ka abuzime
29 Janar, 22:31
-
Ish-senatori Bob Menendez dënohet me 11 vjet burg! Mori lingota ari rryshfet për të vepruar si një agjent i qeverisë egjiptiane
29 Janar, 22:23
-
Ndërprerja e fondeve nga SHBA, Blushi: Desorosifikimi i Shqipërisë ka nisur, paratë e taksapaguesve amerikanë s'do keqpërdoren më
29 Janar, 22:21
-
Punimet te 'Sheshi Shqiponja', Lumi i Tiranës, qeveria jep 103 milionë lekë për shpronësimet! Fonde dhe për pronarët e prekur nga rikonstruksioni i rrugës Vlorë-Orikum e 3 projekte të tjera
29 Janar, 22:14
-
Vuçiç fal 13 protestues, përfshirë studentë e profesorë
29 Janar, 22:12