/ATSH-DPA/ - Përplasja e një treni që transportonte oficerë të ushtrisë pakistaneze dhe familjet e tyre shkaktoi sot 17 të vdekur, njoftuan burime nga ushtria e vendit të madh aziatik.
"Treni me 200 persona në bord u rrëzua në një kanal në provincën qendrore të Punjabit", tha zëdhënësi ushtarak, gjeneralmajori Asim Bajwa.
"Të paktën 17 trupa u gjetën në kanal në rrethin e Gujranwalës", shtoi ai.
Të paktën 12 persona janë raportuar të plagosur.
"Disa oficerë ushtrie duke përfshirë një komandant njësie, gruan dhe dy adoleshentët e tij ishin në mesin e të vdekurve", sipas ushtrisë.
Aksidentet e trenave janë të zakonshme në Pakistan për shkak të lokomotivave të vjetra dhe hekurudhave në gjendje jo të mirë, të ndërtuara nga britanikët gjatë periudhës koloniale në shekullin XIX./
/Shqiptarja.com