LAHORE - Numri i viktimave, shkaktuar nga tërmeti në Pakistan, ka shkuar në 200 persona. Tërmeti i fortë, ndodhi në Baluchistan, në Pakistan.

Këtë gjë e deklaroi një burim i policisë në Awaran, ku ka qenë edhe epiqendra e këtij tërmeti me magnitutë 7.7 ballësh i shkallës Richter.

Deri tani, dyshohet se numri i viktimave mund të rritet nga momenti në moment. Nga policia lokale në Awaran, thuhet se 60% e shtëpive janë shembur.
 
Grupet e shpëtimit, kanë një terren jo shumë të lehtë për të kërkuar nëpër gërmadha, pasi distancat janë të shumta dhe rrugët janë në gjendje të mjerueshme.

Ka nisur në orët e para të mëngjesit, ndërhyrja e repartit ushtarak dhe të rojeve kufitare, të cilët kanë rekuperuar një numër të madh të plagosurish, mes gërmadhash, të gjitha shtëpitë, të cilat ishin të ndërtuara me gurë dhe baltë.
 
Në Awaran, është shpallur gjendja e emergjencës dhe autoritetet kanë bërë të ditur se pas lëkundjes së parë te tërmetit, ka pasur të paktën edhe 9 lëkundje të tjera të një magnitude 5,9 dhe 4,3 të shkallës Richter.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)