Gjykata në Pakistan vendosi lirimin me kusht të vajzës së krishterë që u arrestua nën akuzën e blasfemisë. 14 vjeçarja e quajtur Rimsha u prangos në Islamabad në muajin gusht pas pretendimit se kishte djegur disa faqe të librit të shenjtë, Kuranit.

Çështja gjyqësore mori një rrjedhë tjetër në momentin kur u zbulua se Imami që ka akuzuar vajzën, ka futur fletë të Kuranit në një çantë me fletë të djegura që mbante me vete e mitura. Kjo çështje dhe procesi gjyqësor kanë sjellë një reagim ndërkombëtar ndërsa grupet për të drejtat e njeriut u kanë bërë thirrje autoriteteve pakistaneze të reformojnë ligjet e blasfemisë, duke thënë se ato shpesh keqpërdoren për të zgjidhur hakmarrje personale.

Blasfemia është çështje shumë e ndjeshme në Pakistan dhe sipas ligjeve dënohet me vdekje. Gjyqtari Muhammad Azam Khan urdhëroi lirimin me kusht të vajzës pas garancisë prej 10,500 dollarë. Korrespodenti i BBC-së në Islamabad tha se Rimsha është i pari person i cili akuzohet për blasfemi dhe i jepet liri me kusht.
(dm/shqiptarja.com)