/ATSH-AFP/ - Misioni i Bashkimit Evropian në Islamabad dënoi sot heqjen e moratoriumit për dënimin me vdekje nga autoritetet pakistaneze duke nënvizuar se nuk bëhej fjalë për një masë efikase për të luftuar terrorizmin.
Pakistani hoqi moratoriumin, në fuqi që prej vitit 2008 dhe vari gjashtë të dënuar me vdekje nga gjykata antiterroriste, në përgjigje të sulmit javën e kaluar nga talebanët e TTP-së kundër një shkolle në Peshauar ku humbën jetën 150 persona.
"Ministri i Brendshëm parashikon ekzekutimin e 500 të dënuarve me vdekje këto javët e ardhshme", njoftuan sot zyrtarët pakistanezë.
Sot, misioni i Bashkimit Evropian në Pakistan dënoi këtë rikthim të dënimit me vdekje, tashmë denoncuar nga organizatatat e mbrojtjes për të Drejtat e Njeriut si "Amnesty International" dhe "Human Rights Watch".










