Pakistan bllokon faqen e Wikipedias: Do e lirojmë kur të heq përmbajtjet blasfemuese

Pakistan bllokon faqen e Wikipedias: Do e lirojmë kur të heq përmbajtjet blasfemuese

Foto ilustruese

Pakistani ka bllokuar Wikipedia, enciklopedinë në internet, pasi refuzoi të heqë materiale fyese ose blasfemuese. Vendosja në “listën e zezë” vjen disa ditë pasi Autoriteti i Telekomit të Pakistanit (PTA) e paralajmëroi Wikipedian dhe i mbylli informacionet për qytetarët për 48 orë, duke kërcënuar se do ta bllokonte atë nëse përmbajtja që konsiderohej 'blasfemuese' nuk fshihej.

Kur një zëdhënës i PTA u pyet për bllokimin e Wikipedia, zyrtari konfirmoi se ihte bllokuar. Me udhëzimin e gjykatës së lartë, PTA të mërkurën ndaloi dhe bllokoi aksesin.

Wikipedia është një enciklopedi falas në internet, e krijuar dhe redaktuar nga vullnetarë në mbarë botën dhe e organizuar nga Fondacioni Wikimedia. Zëdhënësi i PTA, Malahat Obaid tha se ndalimi ishte vendosur kryesisht për mospërputhje me urdhrat, raportoi gazeta Daën. “Vendimi mund të rishikohet pasi Wikipedia të heq përmbajtjen sakrilegjioze që është identifikuar nga autoriteti rregullator,” shtoi zëdhënësi. Ky vendim ka nxitur zemërim te shume përdorues të rrjeteve sociale.

“Ndalesa ndaj Wikipedias është jokushtetuese dhe goxha qesharake. Ky vendim do të prekë studentët, akademinë, sektorin e shëndetit publik, hulumtuesit, do të ulë vullnetin për investime në Pakistan, pas paqartësive dhe censurave arbitrare”, ka thënë Usama Khilji, aktivist për të drejtat digjitale në Pakistan.

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet me Greqinë, Hasani: E rëndësishme të mos jetë përpjekje mikrofoni por punë tavoline, duhet kujdes

Marrëdhëniet me Greqinë, Hasani: E rëndësishme të mos jetë përpjekje mikrofoni por punë tavoline, duhet kujdes