Pakistan, bomba shpërthen gjatë një tubimi politik! Deri tani 54 të vrarë mbi 100 të plagosur! Dyshohet atentat kamikaz! (VIDEO)

Të paktën 54 persona janë vrarë, si pasojë e një shpërthimi që ka ndodhur gjatë një tubim politik të dielën, 30 korrik, në Pakistan.

Sipas policisë, atentati i cili dyshohet se ishte kamikaz ndodhi gjatë një tubimi të partisë islamiste Jamiat Ulema-e-Islam-Fazl (JUI-F) në veri perëndim të Pakistanit, ndërkohë numri i të plagosurve mund të shkojë mbi 100 janë plagosur.

Shifrat u bënë të ditura nga policia, e cila vlerëson se në tubimin e mbajtur brenda një tende kanë qenë të pranishëm rreth 400 persona.

Ende nuk dihen shkaqet e sulmit por forcat e sigurisë kanë rrethuar zonën dhe po hetojnë.

Qindra njerëz po merrnin pjesë në kongresin e partisë islamiste Jamiat Ulema-e-Islam-Fazl të dielën në qytetin Khar, afër kufirit me Afganistanin.

Videot e publikuara online por dhe fotot treguan se qindra persona ishin mbledhur nën tendë kur shpërthimi ndodhi afër skenës.

 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Për të korrigjuar gabimin e Abakarov, Shqipëria përfaqësohet sot me Chermen Valiev në Lojërat Olimpike

Paris 2024/ Për të korrigjuar gabimin e Abakarov, Shqipëria përfaqësohet sot me Chermen Valiev në Lojërat Olimpike