PAKISTAN - Ish presidenti i Pakistanit Pervez Musharraf, ka mbërritur sot në gjykatën e Islamabadit, ku një trup gjykues special duhet të kryejë procesimin e tij për tradhëti të lartë kur ishte në krye të vendit. Kjo gjë bëhet e ditur nga mediat pakistaneze dhe mbrëmjen e të dielës ish gjenarali ishte transferuar në spital për shqetësime nga tensioni i lartë i gjakut, por gjatë natës gjendja e tij shëndetësore u stabilizua dhe paraditen e të hënës forcat e policisë e kanë transferuar për në gjykatë.
Nëse nuk do të ishte paraqitur, Musharraf do të kishte rrezikuar arrestimin ekzekutiv, pasi prej disa ditësh gjykatësit kishin lëshuar një mandat arresti ndaj tij.
Procedurat ligjore për ish-presidentin Musharraf nisën në muajin dhjetor të vitit të kaluar por ish-gjenerali është shfaqur vetëm një herë në gjykatë dhe si i tillë ai nuk është akuzuar zyrtarisht.
Pervez Musharraf u largua nga pushteti në vitin 2008.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com