PAKISTAN- Ish-Presidenti pakistanez Pervez Musharraf është shtruar në spital, pasi është ndjerë keq teksa po i drejtohej Gjykatës së Islamabadit, ku po gjykohet për tradhëti kombëtare.
Sipas “The Express Tribune”, ish-Presidenti u dërgua me urgjencë në një spital ushtarak, i specializuar për kurimin e sëmundjeve kardiovaskulare.
Pas shtrimit të tij në spital, Gjykata e Islamabad-it, e ka shtyrë gjykimin e tij për në datën 6 janar 2014-të.
70-vjeçari Musharraf, i cili gjendet tashmë në sallën e reanimacionit, është një politikan dhe ka qenë ish-Presidenti i Pakistanit deri në fund të nëntorit të vitit 2007-të, gjithashtu ka qenë edhe kreu i forcave të armatosura pakistaneze.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com