PAKISTAN - Lideri i talebanëve në Pakistan, Hakimullah Mehsud në një intervistë për BBC tha se është i hapur për 'bisedime serioze' me qeverinë.
Lideri talebanëve mohoi gjithashtu dhe sulmet vdekjeprurëse të kohëve të fundit në vende publike.
Por, ai shtoi se synon ende "Amerikën dhe miqtë e saj". I pyetur nga gazetarët e BBC për bisedime me qeverinë, ai tha: "Ne besojmë në bisedime serioze, por qeveria nuk ka ndërmarrë hapa që të na afrohet. Qeveria duhet të ulet me ne dhe atëherë do të paraqesim kushtet tona".
Mehsud gjithashtu u shpreh se do të garantojë sigurinë e negociatorëve të qeverisë. Hakimullah Mehsud kontrollon më shumë se 30 grupe militante.
Grupi ka vrarë mijëra njerëz vitet e fundit në luftën e saj kundër Pakistanit. Ndërkohë që, Kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif pasi u zgjodh në Maj u shpreh se do të hapë bisedimet e pakushtëzuara me talebanët.
(Valdi Gjini/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com